(VIDEO) Gjykimi për rastin e Almirit do të nisë nga e para

Rasti i Almir Aliut kthehet nga e para. Kjo përshkak se Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës, raporton SHENJA.

Siç bënë të ditur avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq vendimin e shkruar ende nuk e kanë marrë, pasi i njëjti është ende në proces të përpunimit dhe deri sa ta marrin mund të zgjas 7 deri 10 ditë. Me këtë rast për mbrojtjen poashtu mbeten të panjohura shkaqet për sjelljen e këtij vendimi.

Për të akuzuarin e vrasjes së vogëlushit Boban Iliq, gjithashtu shfuqizohet vendimi, që do të thotë se Iliq do të mbrohet në liri, por të njejtit do t’i shqiptohen masa kujdesi.

Asmir Alispahiq, avokat i familjes Aliu

“Mund ta njoftoj opinionin se vendimi i Gjykatës së Apelit është që lënda të kthehet nga e para, pas vendimit të shkallës së parë, të gjykatës Themelore të Kumanovës, me shfuqizimin e gjithë vendimit të marrë nga ana e tyre. Ende vendimi, me aq sa jam i informuar është në proces të përpunimit dhe për këtë ende nuk e kemi marrë. Ligjërisht duhet ta marrim prej gjykatës së shkallës së parë, në këtë rast prej Gjykatës së Kumanovës”.

Në seancën publike të mbajtur më 1 tetor të 2018-tës avokatët mbrojtës të familjes Aliu kërkuan rigjykim të rastit  dhe kthyerje të procedurës nga e para si dhe ndryshim të përshkrimit të gjendjes faktike.  Kurse avokati i Baban Iliqit Stevo Pavllevski pati kërkuar vendim lehtësues për klientin e tij. Në të njejtën kohë Prokurorja Publike kërkoi rritje të denimit të për të akuzuarin e parë, të tretë dhe të katërt, gjegjësisht Boban Iliqin, Abdulla Aliun dhe Sami Demirin.

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushit 4 vjeçar nga Kumanova, jetën i mori aksidenti tragjik, i shkaktuar nga Boban Iliq, të cilit i kishte paraprirë një zënkë verbale mes familjarëve të Almirit dhe Bobanit.

Emine Ismaili /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=Krl3lEYI0nw