(VIDEO) Gjykata Kushtetuese vendosi që e diela të mbetet ditë jo pune

(VIDEO) Gjykata Kushtetuese vendosi që e diela të mbetet ditë jo pune

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që dita “E Diel” të mbetet ditë jo pune për shumicën e punëtorëve në Maqedoninë e Veriut. Zëdhënësja, Kika Belovska, njoftoi se Gjykata Kushtetuese në seancën e sotma ka vendour që të mos inicojë procedurë për shqyrtimin e vendimit ligjor që e shpalli të dielën si ditë jopune.

Kika Bleovska, zëdhënse e Gjykatës Kushtetuese

“Për Gjykatën Kushtetuese ishte e papranueshme iniciativa e Odës Ekonomike të Maqedonisë, e cila ishte parashtruese e iniciativës për shqyrtimin e kësaj zgjidhje ligjore, dhe që kërkonte që të ndalojë zbatimi i këtij ligji. Ky vendim është përfundimtar dhe të gjithë duhet ta respektojnë”.

Paraprakisht Lidhja e Sindikatave kërkoi nga Gjykjata Kushtetuese që të mbështesë marrëveshjen e partnerëve social, që e dila të jetë ditë jopune për numrin më të madh të punëtorëve, përveç për aktivitetet që  partnerët social i përcaktuan si përjashtim për shkak të domosdoshmërisë së kryerjes të proceseve të caktuara prodhuese.

Linda Ebibi /SHENJA/