(VIDEO) Gjykata e Apelit shfuqizoi dënimin prej tetë vjetësh Sasho Mijallkovit

(VIDEO) Gjykata e Apelit shfuqizoi dënimin prej tetë vjetësh Sasho Mijallkovit

Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar vendimin për rastin “Thesari”, në të cilin një nga të akuzuarit është ish drejtorit i DSK-së, Sasho Mijallkov. Ai nga Gjykata Penale ishte dënuar me 8 vite burg.

Nga Gjykata informojnë se janë pranuar ankesat e të akuzuarve, të deklaruar nëpërmjet mbrojtjes, me çka e kanë shfuqizuar vendimin e shkallës së parë dhe lëndën e kanë kthyer sërish në Gjykatën Penale të Shkupit.

GJYKATA E APELIT

“Gjykata e Apelit Shkup njofton se, duke vepruar në bazë të lëndës e njohur në opinion si ‘Thesari’, pas seancës publike, ka sjellë vendime me të cilat i pranon ankesat e të akuzuarve S.M, G.G., N.S dhe T.J të deklaruara nëpërmjet mbrojtësve të tyre, me çka e shfuqizuan vendimin e shkallës së parë dhe e ktheu lëndën para Gjykatës penale Shkup në rigjykim dhe vendim të sërishëm”.

Në komunikatën e Apelit thuhet se gjatë veprimit të gjykatës së shkallës së parë janë bërë shkelje të dispozitave nga Ligji për procedurë penale, me çka vihet në pikëpyetje gjendja faktike dhe zbatimi i drejtë i Kodit Penal.

Përndryshe rasti “Thesari”, ka të bëjë me prokurimin e softuerit të përgjimit, nga Mbretëria e Bashkuar përmes kompanisë “Finzi”. Sipas Prokurorisë, prokurimi i pajisjes u bë në vitin 2010 dhe Ministria e Brendshme në vend që ta blinte direkt nga Britania, prokurimi kaloi përmes kompanisë Finzi, ndërsa paratë hynë në kompani përmes një kompanie nga Qipro. /SHENJA/