(VIDEO) Gjoba për 175 shoferë në Shkup, 53 për tejkalim shpejtësise

(VIDEO) Gjoba për 175 shoferë në Shkup, 53 për tejkalim shpejtësise

Ministria e Punëve të Brendshme  njoftoi se  gjatë ditës së djeshme  kanë kryer kontrolle në komunikacion, ku vetëm  në teritorin e qytetit të Shkupit  kanë shqiptuar 175 gjoba për kundërvajtje, prej të cilave 53 për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 15 për vozitje në gjendje  të dehur.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“12 persona janë gjobitur për drejtim të automjetit pa patentë shofer, nëntë masa për automjete të paregjistruara, katër për shoferë fillestarë, tre masa për kalim në semafor të kuq, si dhe janë gjobitur 14 motoçiklistë”.

Ndërkaq, MPB gjithashtu njoftonë se kanë kryer edhe 12 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit në  qytetetin e Tetovës.

MINISTRIA E PUNËVE TË MRENDSHME

“U zbuluan dhe u sanksionuan ligjërisht 12 drejtues mjetesh shkelëse edhe atë 7 persona  me targa të Tetovës dhe 5 persona me targa të Gostivarit nga të cilët tek  njëri me targa të  Tetovës u konstatua alkool në gjak deri në 2 promijë, ndërsa një tjetër poashtu me targa të  Tetovës refuzoi të bënte testin e alkomatografisë.

Sipas MPB, të gjithë shkelësit janë përjashtuar nga qarkullimi, iu është marrë  patenta dhe janë përgatitur parashtresat e parashikuara me ligj.  Ndërsa siç infromojnë  nga MPB, me parashtresa adekuate janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të veprave penale.

Samir Mustafa /SHENJA/