(VIDEO) Fyerje në bazë etnike ndaj policëve shqiptarë, partitë politike dënojnë dhunën gjatë protestave

(VIDEO) Fyerje në bazë etnike ndaj policëve shqiptarë, partitë politike dënojnë dhunën gjatë protestave

Pamje shëmtuese dhe skandaloze e instituconeve shtetërore pas protestës së mbrëmshme të VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës”, kundër propozimit francez.

Protestuesit në objektin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, dhe Ministrisë së Punëve të Jashtмe kanë thyer dritare, dyer, kanë dëmtuar muret duke gjuajtur me gjësende të forta. Protestuesit, nuk e lanë me aq, ata  gjatë protestës kanë hedhur edhe lëndë piroteknike, vezë, letër tualeti dhe mbeturina tjera.

Në protestën e dhunshme gjatë mbrëmjes së kaluar nuk ka munguar as gjuha e urrejtjes, ku janë dëgjuar sharje ndaj policëve shqiptarë, që ishin në detyrë për mbrojten e incitucionit ligjvënës. Portestuesit kanë sharë dhe fyer në baza etnike policët shqiptarë.

Mbrëmë kanë mbetur të lëndur 47 policë, prej tyre 11 janë me lëndime të rënda dhe  tre me lëndime serioze, ndërsa janë arrestuar 11 protestues.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili sot vizitoi policët e lënduar, tha se sulmi ndaj institucineve shtetërore dhe zyrtarëve nuk është demokraci, por vandalizëm dhe dhunë. Ai gjithashtu tha se kanë informacione se një grup i caktuar po përgatit koktel molotovi për protestat e paralajmëruara sonte.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Ata që duan të protestojnë, të mos manipulohen, çdo sulm ndaj një zyrtari dhe një objekti jetik do të ndëshkohet rëndë. Protesta është e drejtë demokratike dhe partitë mund të organizohen, por nuk guxon të organizohet dhuna dhe rrënimi i shtetit dhe rendit kushtetues”.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dënuar dhunën e mbrëmshme.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Kam një mesazh për nxitësit e protestave – mos manipuloni dhe mos keqpërdorni të rinjtë për të përfituar politikisht. Skenari juaj I mbrëmshëm rezultoi me mbi 40 policë të lënduar. 27 Prilli nuk do të përsëritet”

Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon ashpër dhunën anti-europiane në rrugët e Shkupit të nxitur dhe realizuar nga elementet proruse në vendin tonë që janë kundër BE-së, NATO-s, fqinjësisë së mirë, paqes, stabilitetit dhe sigurisë. “Zhvillimet e fundit në vend pas propozimit të Këshillit të BE-së për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut zbardhen ndasitë në shoqëri midis forcave progressive në përkrahje të Bashkimit Europian dhe forcave regresive kundër BE-së”, vlerëson BDI.

Edhe partia Alernativa ka dënuar ashpër dhunën e mbrëmshme në protestën para Kuvendit.

Alternativa

“Pas protestave të mbrëmshme të një grupi qytetarësh, me ç’rast mbetën të lënduar mbi 40 policë, u dëmtua prona publike shtetërore, ndërsa pati edhe thirrje albanofobe ose antishqiptare, AlternAtivA e gjykon këtë veprim si akt joqytetërues e barbar dhe bën thirrje për qetësi dhe maturi. Dhuna ndaj organeve të rendit dhe institucioneve shtetërore është mënyra më e mirë për ta dëmtuar vetë shtetin, ndërsa gjuha ksenofobike është mënyra më e keqe për të komunikuar me bashkëqytetarët shqiptarë në shtetin e përbashkët”.

Por, VMRO-ja opozitare ja hedh fajin partisë në pushtet LSDM-së, për përshkallëzimin e situatës në protesta. Ata  thonë se dhuna e shkaktuar në protesta është si rezultat i instalimeve policore të LSDM-së.

Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE

“Kjo nuk është vepër e popullit,as e VMRO-DPMNE-së, por instalimeve policore të pushtetit, të cilët me shkaktimin e incidenteve dhe eskalimit, dëshirojnë të kalojë tradhëtia. Kovacevski duhet t`I përgjigjet opinionit nëse pas njerëzve të infiltruar qëndrojnë Spasovski dhe Zeçeviqi”.

Organizuesit e protestave, respektivisht VMRO-DPMNE  edhe sonte ka bërë thirrje për protestën e rradhës në ora 19:00 para ndërsës së Qeverisë, për të vazhduar tek Ministria e Punëve të Jashmte dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Linda Ebibi /SHENJA/