` . (VIDEO) Fjalimi motivues i Zlatanit: Do t’i shkatërrojmë të gjithë - TV-SHENJA

(VIDEO) Fjalimi motivues i Zlatanit: Do t’i shkatërrojmë të gjithë

Nuk ka rëndësi nëse luan te Mancheter United apo te Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimovic mbetet i njëjtë, lider i skuadrës. E konfirmon edhe kjo video, ku gjiganti suedez mbledh skuadrën kaliforniane pas suksesit me Minessota United, që i dha mundësinë Los Angelez Galaxy të kualifikohej në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit, ku e pret derbi me Los Ageles FC.
Zlatan dëgjohet teksa mban fjalimin motivues:
“Ky është vetëm fillimi. Nuk do të ndalemi para askujt. Do të vazhdojmë kështu. Do t’i shkatërrojmë të gjithë.”
Kujtojmë që Zlatan ka kontratë me Galaxy deri në fund të këtij viti. Ditët e fundit ai ka deklaruar se do t’i pëlqente të kthehej në Serinë A. Ndoshta merkatoja e janarit do të rezervojë një tjetër surprizë me emrin Zlatan Ibrahimovic.