` . (VIDEO) Filipçe paralajmëron masat kufizuese, ende nuk ka vendim për hapjen e kufijve - TV SHENJA

(VIDEO) Filipçe paralajmëron masat kufizuese, ende nuk ka vendim për hapjen e kufijve

Gjendja me virusin po përkeqësohet. Kështu paralajmëron ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai bëri me dije se në plan janë edhe vendosja e masave të reja kufizuese, me qëllim parandalim të mëtejshëm të përhapjes së koronavirusit. Kjo sipas tij bëhet, në mënyrë që t’u iket masave restriktive, të cilat siç thotë do të stopojnë ekonominë dhe do t’i mbyllin qytetarët në shtëpi. Mirëpo nëse nuk respektohen masat kufizuese, Filipçe thotë se do të detyrohen të cakton edhe masa restriktive.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Masat që duam t’i ndërmarrin janë vendosja e maskës edhe në ambient të hapur, kufizim i numrit të personave në tavolinë nëpër objektet hotelierike, kufizim të numrit të personave në grupime, kontrollë e fuqishme dhe dënim për ahengje familjare dhe ahengje në ambient të mbyllur, protokoll preciz i objekteve në ambient të mbyllur, sa i përket numrit të të pranishmëve, distancës dhe eventualisht zvogëlim të kapaciteteve të transportit”.

Ministri paralajmëroi edhe rritje të kontrolleve për respektim të masave dhe të protokoleve që janë në fuqi.

Ndërkaq, njofton se ende nuk ka vendim për hapjen e kufijve me Kosovën, për të cilën tashmë disa javë po prolongohet e njejta, por as me vendet e tjera të rajonit.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Është e vërtetë se disa herë e prolomgojmë diskutimin për hapjen e kufijve. Shkak për këtë është se grupi punues është formuar me vonesë nga ajo që inicuam edhe për vendet e tjera. Bëhet fjalë për një grup punues të personave profesionist, mjekë, epidmiolog nga më shumë vende të Ballkanit Perëndimor, plus Bullgaria dhe Greqia, projekt të cilin e ka mbështetur edhe Ambasada Amerikane, me qëllim bashkëpunim ndër-rajonal. Në këtë moment ende po bisedojnë ato grupe punuese dhe ja tani nuk po jap kohë se kur do të ndodh që të mos dalë edhe një parashikim. Në momentin e  parë kur do të ketë konsenzus, kur do ta finalizojmë këtë pjesë dhe do të sjellim edhe vendim”.

Nga analizat e anketave epidemiologjike të numrit të lartë të të prekurve të rinj me Covid-19, Filipçe tha se qartë vërehet se kjo ka të bëjë me mos respektimin e masave, gjegjësisht grupim, mbledhi familjare, festa, dasma, të cilat janë të ndaluara dhe ngjarje të tilla. Ndaj bënë apel për kujdes tek qytetarët, pasi siç tha situata është shumë serioze.

Emine Ismaili /SHENJA/