(VIDEO) Fëmija i parë në Shkup në 2019-tën është mashkull

(VIDEO) Fëmija i parë në Shkup në 2019-tën është mashkull

Vedran është fëmija i parë që lindi në minutën e parë të vitit 2019 në Klinikën shtetërore për Gjinekologji. Emri i tij në përkthim do të thotë, i lumtur, ose buzëqeshur. Ministri i shëndetësisë, kryetari i Shkupit dhe ministrja e punës dhe politikës sociale uruan që simbolika e emrit të fëmijës së parë, të përcjellë jetët e të gjithë qytetarëve gjatë 2019-ës. Foshnja kishte lindur me peshë 3.9 kilogram dhe gjatësi 52 centimetra.

Igor Samarxhiski, gjinekolog

“Fëmija lindi një minutë pas mesnate. Lindja u bë me prerje cezariane. Gjatë mbrëmjes së kaluar kishim shumë punë, pasi kishim disa raste emergjente që ishin shumë të komplikuara.  Por, ekipi i gjinekologjisë arriti që të ballafaqohet me sfidat dhe të gjithë lehonat dhe foshnjet janë mirë”

Fëmija i parë i 2019-ës është poashtu fëmija i parë i 25 vjeçares Aleksandra Angellovska nga Shkupi.

Aleksandra Angellovska, nënë

“Dua që të gjithëve tua uroj vitin e ri. Uroj që të gjithë të marrin një dhuratë sikur unë këtë vit. Ndjehem shumë mirë. Shpresoja shumë pak se do të lind gjatë natës së vitit të ri, por ja që ndodhi. I gjithë personeli më ka ndihmuar shumë, dhe gjithçka ka kaluar mirë”

Nënës zyrtarët i dhuruan një monedhë ari dhe një kartelë kursimi me 20 mijë denarë, dhe disa dhurata të tjera simbolike.

Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë

“Nënës Aleksandra i uruam që ta ketë fëmijën shëndosh. I sygjeruam që ta vaksinojë me rregull. Por i kërkuam që të na ftojë edhe në ditëlindjen e tij të parë. Prej mbrëmë deri tani kanë lindur shtatë foshnje”

Milla Carovska, ministre e punëve sociale

“Viti i ri është fillim i ri, prandaj edhe erdhëm ta vizitojmë dhe urojmë një jetë të re. Urojmë shumë buzëqeshje fëmirore, shumë suksese dhe jetë me prindërit. Kur fëmija të rritet, presim që të japë maksimumin për zhvillimin e shtetit tonë”

Petre Shilegov, kryetar i Shkupit

“Foshnjes i urojmë shëndet, sukses, lumturi dhe shpresojmë që gjatë vitit të ardhshëm së bashku me ta dhe me qytetarët e tjerë, të festojmë një vit të suksesshëm dhe përsëri të presim vitin që vjen. Në emër të Qytetit të Shkupit i uroj të gjithë familjet që do tu lind fëmijë këtë vit”

Mbrëmjen e kaluar në spitalin gjinekologjik kanë ardhur në jetë shtatë foshnje. Ndërsa gjatë vitit të kaluar në total, ishin lindur 4630 fëmijë.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=wPkjKUWp6y4