` . (VIDEO) Familja e jetimit që detyrohet të jetojë në tendë, kërkon mëshirë nga njerëzit humanë - TV SHENJA

(VIDEO) Familja e jetimit që detyrohet të jetojë në tendë, kërkon mëshirë nga njerëzit humanë

Nuk kanë se si t’i përgjigjen thirrjes “Rri në Shtëpi”,
pasi kjo fjali për familjen Veli nga Hipordomi nuk ka asnjë kuptim. Kjo tendë për
rreth një javë është bërë shtëpia tyre, pasi janë larguar nga banesa të cilës
nuk kanë arritur të ja paguajnë qeranë. Familja tre anëtarëshe me vogëlushen
vetëm 2 vjeçare, kanë pësuar më së shumti nga kriza e  koronavirusit. Kryefamiljari Drilon Veli, është
jetim që në moshën 6 vjeçare, deri në moshën 18 vjeçare ka jetuar në jetimore,
pastaj ka punuar shumë për të paguar qera dhe tashmë disa ditë humbi fillimisht
punën, ndërsa më vonë edhe banesën ku ishte i strehuar me familjen e tij. Me
paratë e parafundit ka blerë këtë “shtëpi të improvizuar” ndërsa  me pjesën tjetër ka siguruar për ushqimin e
Exhes dyvjeçare.
“Nëse do të kisha një kulm mbi kokë” tha ai, “besoj se asgjë tjetër nuk do të
na mungonte” dhe me këtë kërkoi nga njerëzit human që t’i zgjasin dorën e mëshirës,
pasi nuk arrin të mbulojë shpenzimet e ushqimit dhe qerasë njëkohësisht. 

Drilon Veli,
kryefamiljar
“Kam punu normal
në jetë, e kam pas qiranë pak shtrenjtë, por kur ndodhi kjo kriza me
koronavirusin puna u dobësu, mbeta edhe pa punë, nuk pata mundësi me pagu qeranë
dhe u detyruam me dal me shator, kemi shku e kemi ble 20 euro shatorin, erdhëm
këtu edhe ashtu mbetëm. (a kanë qenë ato 20 eruot fundit), të përafundit valla,
se kemi ble edhe ushqime çfarë mundëm…. nuk muj me përshkru sa është rëndë,
se kjo është pika e fundit që i ndodh dikujt, unë vetë personalisht nuk e kam
as nënën as babanë se i kam humbur prej në moshën gjashtë vjeçare.  Një kohë e kam kalu në jetimore, deri në moshën
18 vjeçare, pastaj vazhdova jetën vet me qera me punë… Prej njerëzve human e
kërkoj vetëm një gjë, një kulm mbi kokë edhe asgjë tjetër, punën mundem ta
gjej, mundem me punu, por nuk mund ta arrij edhe të paguj qera edhe ushqime
edhe asgjë. Nëse do ta kisha një kulm mbi kokë, besoj se nuk do të mungonte
asgjë”.

Në kushte si këto ku e githë siparfaqja e shtëpisë është
e ndërtuar vetëm me najlon, kryefamiljarja Bengyl e ka shumë të vështirë të
mendoj se si të përgatis ushqimin për muajin e Ramazanit. Nuk kanë as ku të
pastrohen. Ushqehen vetëm me ushqime të thata dhe gjithçka që një bombole gazi
mund të ua jep mundësinë ta përgatisin. Ajo thotë se Exheja dyvjeçare nuk e ka
idenë se çfarë po ndodh, duke nënvizuar se ndërkohë që prindërit e saj mundohen
t’i sigurojnë kushtet elementare për jetë, vogëlushja mendon se ndodhen aty
sepse po luajnë.

Bengyl Veli, kryefamiljare
“…Nuk kemi
asgjë përveç kësaj. Është shumë rëndë, hamë ushqime të thata, nuk mund të përgatisim
më shumë përveç se një çaj një çaj kafe, kështu diçka edhe ndonjë vezë, pasi
ushqimin e bëjmë me bombole gazi. Rëndë është ramazani… çika lun, nuk e
kupton, ajo është e vogël, asaj i duket si lojë, ajo kënaqet me neve është e
lumtur, këto janë kushtet, ajo prap luan me lodrat e veta, mundohemi që ajo ta
ketë sa më mirë….. Po jo, nuk kena mundësi, vetëm me palloma të lagura, nuk
kemi mundësi me u pastru më shumë….Mas shumti kemi nevojë për shpi, për një
kulm, një dhomë për neve… edhe normal punë për burrin… për mu.. si të ketë
mundësi ashtu. Edhe të familjes time na ka ndihmu me ushqim, 5 nat kena flejt këtu…ata
nuk kanë mundësi me nejt me ata, janë ngushtm e kam vllavin, nuk i kanë kushtet
nuk munden. A burri jem është jetim, nuk ka familje, domethënë nuk kemi ku të
mbështetemi, përveç ne vetëm vet.“

Një park publik përreth autostradës, një tendë anëtarët e të cilës nuk gjejnë heshtjen, një frikë për sigurinë e vogëlushes 2 vjeçare dhe një dëshirë e madhe që të kenë një kulm mbi kokë. Kështu e lamë këtë familje tre anëtarëshe, të cilët faleminderuan një familje humane, e cila dy netët e fundit u ka mundësuar të kalojnë në konakun e tyre.

Ajnur Bafqari /SHENJA/