` . (VIDEO) Ezgjan Alioski asiston në fitoren e Lidsit ndaj Man. Sitit - TV SHENJA

(VIDEO) Ezgjan Alioski asiston në fitoren e Lidsit ndaj Man. Sitit

Lids Junajtedi i Ezgjan Alioksit konfirmohet si macja e zezë për Mançester Sitin në këtë sezon. Me titullin kampion tashmë pothuajse në xhep skuadra e Pep Guardiolës u mposht 2:1 në “Etihad Stadium” nga Lids Junajted që luajti për një pjesë loje me një lojtar më pak. Dallas i dha avantazhin miqve pak para fundit të pjesës së parë, ndërkohë që në minutat shtesë të këtij fraksioni Kooper la ekipin e Biellsas me një lojtar më pak në fushë. Në të 76-tën Siti barazoi me spanjollin Torres, teksa në minutën e 91-të Dallas shfrytëzoi super asistin e reprezentuesit shqiptar të Maqedonisë Ezgjan Alioskit së Veriut për t’i dhënë tre pikët ekipit të Lids Junajted. /SHENJA/