(VIDEO) Eurodeputeti Kyçyk: Nuk ka marrëveshje që kënaq të dyja palët

(VIDEO) Eurodeputeti Kyçyk: Nuk ka marrëveshje që kënaq të dyja palët

Besoj që qeveritë e reja të Shkupit dhe Sofjes do të vazhdojnë drejt rrugës të hapjes së mundësive për tejkalimin e plotë të gjitha keqkuptimeve. Kështu u shprehеt raportuesi për Maqedoninë e Veriut  i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyçyk në fjalimin e tij  gjatë konferencës “Kontributi i qytetarëve për ndërtimin e besimit, uniteti dhe aleancave”. Kyçyk tha se bisedimet për të kaluarën janë të rëndësishme, por edhe bisedimet për të ardhmen kanë rëndësinë e tyre.

Ilhan Kyçyk, eurodeputet

 “Nuk ka faktor më të rëndësishëm se besimi, nuk ka marrëveshje universale. Nuk ka marrëveshje që kënaq të dyja palët, por çdo marrëveshje ofron një kuadër ligjor për të nisur një bisedë. Unë besoj se Qeveria e re e Bullgarisë dhe ajo e re e udhëhequr nga Kovaçevski do të vazhdojnë në rrugën e hapjes së mundësive për mirëkuptim. Nga përvoja ime, jo vetëm si raportues, por edhe si një person që vjen këtu për të folur me qytetarët, me politikanët, mund të konkludoj se problemi i vetëm është se ne nuk kuptohemi, dhe se nuk njihemi, andaj duhet dhënë shembuj të mirë, për t’u kuptuar më mirë”

Sipas tij, është e rëndësishme të inkurajohen qytetarët dhe pushteti lokal që intensivisht të marrin pjesë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ilhan Kyçyk, eurodeputet

“Unë jam këtu jo vetëm si raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, por edhe si një optimist i pakorrigjueshëm se dy vendet mund të kuptojnë dhe të jenë shembull i partneritetit në Ballkan për standardet evropiane. Besoj se duhet të angazhohemi me të gjitha forcat dhe të punojmë pa u lodhur për realizimin e kësaj ideje, sepse qytetarët tanë e meritojnë atë”

Kyçyk theksoi se nuk mund të mos e admioj vazhdimin e dialogut në dy javët e fundit dhe shpreson që pas një pauze prej më shumë se një viti e gjysmë, bisedimet ndërqeveritare të japin rezultate konkrete. Ndërsa shtoi se Marrëveshja për miqësi dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë në interes të popujve të të dyja vendeve.

Linda Ebibi /SHENJA/