(VIDEO) Eurodeputetët: Maqedonia e Veriut ka mbështetës të fuqishëm në Parlamentin Evropian

(VIDEO) Eurodeputetët: Maqedonia e Veriut ka mbështetës të fuqishëm në Parlamentin Evropian

Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor, por këto fjalë duhet të kthehen në vepra. Kështu u shprehën eurodeputetët Tineke Strik dhe Rajnhard Butikofer, të cilët prej dy ditësh po qëndrojnë për vizitë zyrtare në vend.

Tineke Strik, eurodeputete

“Ne sinqerisht dhe fuqishëm e mbështesim politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryetarja e KE-së Fon Der Lajen ka thënë se Evropa nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor. Ne plotësisht pajtohemi me këtë, por vlerësojmë se fjalët tani duhet të kthehen në vepra. Kjo ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut sepse për kohë të gjatë keni pritur, i keni plotësuar standardet që ishin të nevojshme për të nsiur bisedimet për antarsim”.

Sipas Butikofer Maqedonia e Veriut ka mbështetës të fuqishëm në Parlamentin Evropian. Ndërsa pranoi që KE jo çdoherë ka qenë fer në raport me Maqedoninë e Veriut.

Rajnhard Butikofer, eurodeputet

“Porosia e nga vizita jonë këtu gjatë dy ditëve është shumë e qartë. Maqedonia e Veriut ka mbështetës të fuqishëm në Parlamentin e Evropës . Këtu jemi në një moment vendimtarë sepse pas një pritje të gjatë, tani duket që dera është hapur, hyrja përfundimtare në një proces qasës por sigurisht ka shqetësime dhe fatkeqësisht nuk mund të vërtetojmë se Këshilli çdoherë ka qenë fer sa i përket Maqedonisë së Veriut”.

Eurodeputetët gjatë ditës janë takuar me kryetarin e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare të të gjitha partive politike. Ndërsa nëj ditë më parë, me përfaqësuesit e lartë të shtetit.

Emine Ismaili /SHENJA/