(VIDEO) Epidemia e fruthit, vazhdon vaksinimi i fëmijëve

Në shtatë ditët e parë të vitit, 1079 fëmijë kanë pranuar vaksinën MRP. Punktet kujdestare për vaksinim, në poliklinikat “Jane Sandaski”, “Bukuresht” dhe “Bit Pazar” janë të stërmbushura më fëmijë të cilët po vaksinohen, pasi u shpall gjendja e epidemisë.

Inspektorati Sanitar Shtetëror urdhëroi që në çerdhe mos të pranohen fëmijët e pa vaksinuar.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se për momentin nuk ka raste të konfirmuar të sëmurëve nga fruthi.

Ministria e Shëndetësisë

“Apelojmë deri tek të gjithë prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Vaksina MRP është e kualitetit të lartë, prodhues është kompania ‘Glakso Smit Klajn nga Belgjika”

Gjatë ditës së djeshme nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se MRP vaksinat nuk janë me afat të skaduar. Tenderi për furnizim me vaksinat e tilla është lëshuar më 21.10.2016, ndërsa nënshkruar më 21.03.2017.

Ministria e Shëndetësisë

Në mënyrë të vazhdueshme jemi duke u furnizuar me vaksina për imunizim të popullatës në Maqedoni për periudhën nga qershori 2018 deri në qershor 2020 me furnizim publik për më shumë vite, të cilën  Ministria e Shëndetësisë e realizon çdo të dytin vit, ndërsa dialogu teknik për këtë furnizim është publikuar më 27.10.2018.

Pas vaksinimit nuk janë vërejtur komplikime përpos reagimeve alergjike. Epidemia e fruthit në Shkup, u shpall të mërkurën nga Ministria e Shëndetësisë së bashku me Komisionin për sëmundje ngjitëse dhe Inspektoratin Shtetëror Sanitar, pasi u regjistruan 12 raste të reja të fruthit në kryeqytet.

Instituti për Shëndet Publik pas kontrollit në teren ka vërtetuar se nga 104.800 fëmijë në Shkup në moshë deri 14 vjet, 15.000 nuk kanë pranuar vaksinë.

Enis Murtezi /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=4w3Z4_wjf0M