(VIDEO) EMV fton konsumatorët të lidhin kontrata të reja për ngrohje

(VIDEO) EMV fton konsumatorët të lidhin kontrata të reja për ngrohje

Furnizuesi i ri me energji termike në qytetin e Shkupit, EMV furnizuersi DOOEL Shkup si bartës i licencës së lëshuar nga Komisioni Rregullativ për Energji, ka për obligim që t’i furnizojë konsumatorët me energji termike në pajtim me Licencën, Ligjin  për Energjinë dhe aktet e vendosura nga Komisioni Rregullativ për Energji. Nga EMV informojnë se për të rregulluar marrëdhëniet me konsumatorët nevojitet lidhja e kontratave  të reja për furnizimin me energji termike.

EMV, SHKUP

“Për këtë qëllim, konsumatorët në emër të të cilëve menaxhohet ngrohja në shtëpi ose objekt, duhet të kontaktojnë pikat e EMV Furnizursit DOOEL Shkup, ku me procedurë të shkurtër do t’i bashkëngjitet për nënshkrim Marrëveshja me furnizuesin e ri ndaj të cilit do të kenë detyrim të paguajnë për shërbimin”.

Kontrata është e njëjtë si deri tani, dhe është miratuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Për lidhjen e kontratës është e nevojshme të sillet një dokument për identifikim personal dhe një faturë ose një kopje  e energjisë termike nga furnizuesi paraprak.

Në Shkup ka tri pika, që punojnë nga e hëna deri të premte nga ora 08:00 deri në 18:00 dhe të shtunën nga ora 09:00 deri në 13:30.

Nga EMV theksojnë se ata do t’u ofrojë qytetarëve një periudhë të përshtatshme kohore për të shlyer detyrimin, dhe nëse për arsye të ndryshme përdoruesit nuk arrijnë të lidhin kontratë të re deri në fund të muajit, ngrohja do të dërgohet në vazhdimësi dhe në asnjë moment nuk do të rrezikohet.

EMV, SHKUP

“EMV furnizuesi do të krijojë kontakte të drejtpërdrejta, ndërsa për përdoruesit që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre do t’i takojë dhe do t’u mundësojë ta lidhin Marrëveshjen në shtëpinë e tyre. Për shkak të disa pyetjeve të marra nga Shërbimi i kujdesit ndaj klientit, përdoruesit njoftohen se nuk është e mundur juridikisht marrja e kontratave ekzistuese me furnizuesin paraprak, gjegjësisht e mundur është vetëm lidhja e kontratave të reja”.

Nga EMV informojnë se furnizuesi i ri në periudhën e ardhshme do të krijojë sistemin e tij të faturimit online.

Medina Ajeti /SHENJA/