(VIDEO) Elektrana e parë Fotovolltaike në Osllomej

(VIDEO) Elektrana e parë Fotovolltaike në Osllomej

Në Termoelektranën Osllomej do të ndërtohet elektrana e parë fotovolltaike për prodhim të energjisë elektrike. Marrëveshja mes drejtuesve të kompansë ELEM dhe Bankës Evropiane për zhvillim u nënshkrua sot në ambientet e Qeverisë ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Zaev dhe ministrat e sektorëve kompetent. Drejtori i kompanisë shtetërore, Dragan Minovski, njoftoi se me këtë projekt për prodhim të energjisë së ripërtërishme do të mundësohet furnizimi me energji elektrike të mbi 2000 amvisërive, ndërsa përveç përfitimeve ekonomike vendi do të ketë edhe përfitime ekologjike.
Dragan Minovski, drejtor i ELEM
“Ky është projekt i parë i prodhimit fotovolltaik të energjisë elektrike në portfolion tonë me vlerë prej rreth 7 milion euro, prej ku 5.9 miljon euro janë kredit nga Banka evropiane për zhvillim, ndërsa mjetet e tjera janë mjete shtesë nga kompania ELEM. Prodhimi i përgjithshëm vjetor nga kjo elektranë foto volltaike është 15gigavat orë, të mjaftueshme për mbulimin e nevojave vjetore të rreth 2000 amvisërive”
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se Qeveria planifikon edhe një projekt të dytë të kësaj natyre në TEC Osllome, si dhe hapjen e mundësisë që edhe kompani private të investojnë në energjinë e ripërtërishme.
Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë
“Ne si ministr, por njëkohësisht edhe si Qever e Republikës së Maqedonisë, nuk do të ndalemi këtu, kemi paraparë edhe ndërtimin e një centrale fotovoltaike pikërisht në termoelektranën Osllomej prej 20 megavatësh, por njëkohësisht ministria e ekonomisë prej fillimit të muajit shkurt do të fillojë edhe me auksionin, pra me dhënien e premive ku do tu japim mundësi të gjithë investitorëve privat të investojnë në energji të ripërtërishme dhe në këtë mënyrë të rrisim kapacitetin prodhues në vend”
Projekti do të realizohet në rrethinën e Elektranës Osllomej, gjeqësisht në lokacionet ku është nxjerur qymyri i përdoro nga kjo elektranë.

Arben Zeqiri /SHENJA/