` . (VIDEO) Eksponentët e BDI-së dënohen për manipulime në zgjedhje - TV-SHENJA

(VIDEO) Eksponentët e BDI-së dënohen për manipulime në zgjedhje

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike,
Ismet Guri dhe bashkëpartiaku i tij, deputeti nga radhët e BDI-së, Ejup Alimi u
dënuan me nga 3 vjet e 6 muaj burg në kuadër të procesit gjyqësor Titanik 3. Mbi
ta rëndonte akuza “Shkatërrim të materialeve zgjedhore”, që kishte të bëjë me
zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair.

Gjatë publikimit të vendimit, gjykatësja Marija Kletniçka
tha se i akuzuari Guri është fajtor për shkak se në kohën e zgjedhjeve lokale në
Çair, së bashku me Blerim Muhaxherin dhe Qani Toçin, i kanë ndryshuar
procesverbalet zgjedhore, kurse Alimi, është fajtor sepse ka ndërmarrë veprime
të kundërligjshme për shkatërrim të materialit zgjedhor. Që të dy kanë
falsifikuar gjithej 12 procesverbale të votimeve. Ndryshimine tyre e kanë bërë
në mënyrë matematikore me atë që me dijeni të partnerëve të koalicionit
VMRO-DPMNE-në, kanë bërë shkurtim të votave, duke e dëmtuar posaçërisht PDSH-ja.
Pasi i kanë ndryshuarprocesverbalet, ua kanë kthyer dëshmitarëve, anëtarëve të
komisioneve që i kanë realizuar votimet në vendvotimet ku janë bërë manipulimet.

Marija
Kletniçka, gjykatëse

“I akuzuari Ismet Guri 
nga Shkupi ka kryer vepër penale shkatërrim të materialit zgjedhor nga
neni 164, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2 dhe 1 ,ndërsa Ejup Alimi nga
Shkupi ka kryer vepër penale shkatërrim të materialit zgjedhor nga neni 164
paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal-26.00 Gjyqi, dy të
akuzurit, Ismet Guri dhe Ejup Alimi i dënon me dënim burg prej 3 vjetësh dhe 6
muaj”.

Të dy avokatët Elenko Millanov dhe Mefail Arsllani nuk
pajtohen me këtë vendim të gjykatës dhe thonë se vendimin do ta ankimojnë te
gjykata e shkallës së dytë.

Elenko
Millanov, avokat

“Normalisht ky aktvendim, madje edhe arsyetimi të cilin e
dëgjuat se në kundërshtim me ekspertizat grafike dënohen ata për të cilët nuk
ka dëshmi se kanë bërë dicka të tillë. Aktvendimin do ta ankimojmë dhe nëse
kemi gjyqësor të drejtë nga Konventa Evropiane për të cilën thirrej gjykata,
mendoj se ky aktvendim nuk mund të qëndrojë”.

Mefail
Arsllani, avokat i Ejup Alimi

 “E përsëris, është
precedent në gjyqësor. Në të njëjtën kohë nuk mund të jetë edhe dëshmitar dhe
në të njejtën kohë pjesmarrës ose kryeres i  veprës të paktën këtë nuk e parasheh ligji. Do
ta ankiojmë aktvendimin dhe besojme se gjykata e Apelit do t’ i përmirësoje
këto gabime të trupit gjykues.

Pasi prokuroria kërkoi që ndaj Ismet Gurit dhe Ejup
Alimit të shqiptohet masa kujdesi derisa vendimi të bëhet i plotëfuqishëm,
Gjykata Penale i pranoi pjesërisht masat e propozuara edhe atë për marrje të
dokumenteve të udhëtimit dhe duke ju pamundësuar nxjerrje të dokumenteve të
reja të udhëtimit.

I akuzuari Alimi, nuk ishte në sallë për ta dëgjuar
vendimin final të gjykatës.

Procedura gjyqsore për rastin “Titanik3” ka zgjatur rreth 2 vjet dhe dy herë është kthyer nga fillimi. Po ashtu kanë dëshmuar mbi 30 dëshmitarë. Emine Ismaili /SHENJA/