(VIDEO) Ekspertiza e re konstatoi parregullsi në autostradën “Struma”

(VIDEO) Ekspertiza e re konstatoi parregullsi në autostradën “Struma”

Ekspertiza e re e kryer në autostradën “Struma” në Bullgari, ka konstatuar se faktorët që çuan në aksidentin e autobusit të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar ku vdiqën 46 persona janë “parregullsitë dhe lëshimet në autostradë”. Ekspertiza pritet që sot t’i dorëzohet gjykatës në Pernik, njoftojnë nga “btvnovinite”.

Avokati i disa viktimave Nikollaj Dimitrov tha se me ekspertizën janë konstatuar dy lloje defektesh që ekzistojnë në atë pjesë të rrugës. Me ekspertizën është kryer një kontroll prej 3 km para vendit të aksidentit, duke konstatuar shkelje infrastrukturore. Së pari, Agjencia e Infrastrukturës Rrugore lejoi që të ekzistojnë disa parregullsi edhe gjatë ndërtimit të asaj pjese të rrugës. Së dyti, ka lejuar të cënohen disa elemente të infrastrukturës, e cila është në lidhje të drejtpërdrejtë shkaktimin e incidentit.  Ai shpjegoi se të ashtuquajturit “sytë e maces” ngjitur me gardhin mbrojtës në 3 km pjesa para aksidentit ose nuk i ka ose ka gjashtë herë më pak reflektim të dritës. Nikollaj Dimitrov ka theksuar mungesën e shenjave të komunikacionit në vendin e aksidentit

Nikollaj Dimitrov, Avokat i disa viktimave

“Nuk e mohojmë, fajin e ka edhe shoferi, por nuk ka pasur orientim se ku ka qenë në rrugë. Kjo është një pjesë vdekjeprurëse, derisa dikush të shkojë në burg, kjo nuk do të ndryshojë”.

Dimitrov tha se do të kërkojnë dënim të përbashkët ndaj , Agjencisë dhe përfaqësuesëve të siguruesit të Maqedonisë për Bullgarinë. Kërkesat do të depozitohen në Gjykatën e qytetit të Sofjes nga familjarët e viktimave nga aksidenti. Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, 46 turistë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident autobusi në autostradën “Struma”.

Medina Ajeti /SHENJA/