(VIDEO) Edhe 30 ditë paraburgim për ish shefin e DSK-së Atanasovski

(VIDEO) Edhe 30 ditë paraburgim për ish shefin e DSK-së Atanasovski

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore për krim të organizuar, Gjykata Penale ia ka vazhduar edhe 30 ditë të tjera paraburgim, ish drejtorit të DSK-së Vlladimir Atanasovski, i dyshuar për organizim të ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit. Në momentin kur vendimi për paraburgimin e tij do të jetë zyrtarisht në duart të avokatit, u paralajmërua se do të parashtrohet ankesë.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion , dyshon se drejtori i fundit i DSK-së nga radhët e VMRO DPMNE-së, ka bërë vepër penale “bashkim kriminel për veprimtari armiqësore”, pasi që në seancat e fundit në gjykimin për ngjarjet e 27 prillit, disa nga të akuzuarit e kanë përmendur si organizator të sulmit të dhunshëm në Kuvend, bashkë me disa zyrtarë të VMRO-së dhe policisë.

Atanasovski nuk ishte në listën e personave të akuzuar nga Prokuroria, por një denoncim nga dy vëllezër të akuzuar për 27 prillin, Stefan dhe Mihaill Mlladenovski që thanë se ai është pjesë eë organizatorëve, e aktivizoi prokurorin dhe gjykatën që menjëherë e dërguan në paraburgim. Atanasovski u arrestua për shkak të presionit të opinionit i cili tashmë kishte  marrë leksion nga arratia e Gruevskit, Boshkovskti dhe Grujovskit, dhe këtë zë e dëgjoi prokuroria.  Për më tepër, një prej deklaratave të të akuzuarve madje zbuloi një fakt tjetër për drejtorin e fundit të VMRO-së në DSK, se ai kishte urdhëruar edhe bombardimin e KSHZ-së, kur vendoste mbi ankesat e VMRO-së gjatë zgjedhjeve të fundit. Vlladimir Atanasovski është në krye të DSK-së që nga fundi i vitit 2016, kur nga funksioni u largua ish drejtori, Sasho Mijallkov, i cili, dy ditë përpara Vitit të Ri, u lëshua nga paraburgimi në burg shtëpiak.

Teksa Atanasovski po vazhdon të hetohet për ndodhitë e përgjakshme, 20 persona të akuzuar po për këtë ngjarje tashmë janë amnistuar, dhe ky numër ka gjasa të rritet edhe pak, varësisht prej dinamikës së shqyrtimit të kërkesave për amnisti në Gjykatë.

Me ligjin për amnisti, nuk përfshihen organizatorët e 27 prillit. Ata që kanë patur armë me vet. Ata që kanë sulmuar dikë fizikisht. Ata që kanë patur maska dhe persona zyrtarë që kanë tejkaluar kompetencat e tyre. Të drejtë për të kërkuar amnisti ka çdo i akuzuar në këtë proces, por vendimin përfundimtar e merr gjykata.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=9o6ob9cODWU