(VIDEO) E pazakontë: Rusëve u kthehet raketa në vendin ku e nisën!

(VIDEO) E pazakontë: Rusëve u kthehet raketa në vendin ku e nisën!

Ushtrisë ruse i ka ndour diçka e pazakontë gjatë luftimeve. Në qytetin ukrainas Alchevsk në rajonin e Luhanskut, raketa ruse e mbrojtjes kundërajrore ndryshoi drejtim pas lansimit dhe shpërtheu në pikën nga ku ishte shkrepur. Videoja është publikuar fillimisht në Telegram në kanalin e ushtrisë së Kievit, ku bëhet fjalë për raketën ruse.

Në video shihet raketa tokë-ajër duke u kthyer në drejtim të kundërt, dhe për pak sekonda pas lansimit bie në afërsi të vendit nga ku u lansua dhe ndodh një shpërthim i fuqishëm.

Televizioni ukrainas 24TV pretendon se shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh, jo larg ndërtesave kolektive në atë rajon. E Rusia si zakonisht, nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me ngjarjen.