` . (VIDEO) Dy të vdekur dhe 125 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriut - TV-SHENJA

(VIDEO) Dy të vdekur dhe 125 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriut

125 raste të reja dhe dy viktima të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se janë bërë 1085 testime, ndërsa të prekurit janë 46 nga Shkupi,  19 nga Kumanova, 17 nga Shtipi, 1 nga Prilepi, 16 nga Tetova, 7 nga Struga, 3 nga Velesi, 1 nga Manastiri, 5 nga Ohri, 6 raste të reja janë regjistruar në Gostivar, 1 në Koçan, 1 në Delçevë dhe 2 në Negotinë. Në këtë 24 orësh janë regjistruar 8 pacientë të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë

“Sot instituti i shëndetit publik ka regjistruar 8 persona të shëruar, 2 në Prilep, 1 në Tetovë, 4 në Veles, dhe 1 në Sveti Nikollë. Kanë vdekur dy persona, një pacient 73 vjeçarë nga Prilepi, i hospitalizuar në spitalin ‘8 shtatori’ që nga 19 maji dhe një paciente 67 vjeçare nga Strumica, e hospitalizuar në Klinikën për neurokirurgji nga 18 maji.”

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronacirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë kap shifrën 2915, numri i të shëruarve është 1640, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 151. Numri i pacientëve aktiv në vend kap shifrën 1124. Në nivel të qyteteve Shkupi zë vendin e parë për numrin më të lartë të të diagnostifikuarve me koronavirus, gjegjësisht 1201 persona, prej të cilëve aktiv janë 595. Më tej në Kumanovë janë të regjistruar 545 raste prej të cilëve 129 janë akoma aktivë. Në Dibër 52, prej të cilëve 1 aktiv, në Shtip 161 prej të cilëve 123 raste aktive. Prilepi ka gjithësej 218 të prekur, ndërsa 29 akoma aktivë. Në Tetovë nga 273 raste gjithësej 115 janë akoma aktivë.  Në Strugë janë shënuar 98 raste, ndërsa prej tyre 26 janë akoma aktivë. Në Veles nga 141, 27 janë aktive, në Manastir 30 prej të cilëve 4 aktive, në Ohër 30 raste, 13 aktive. Në Kavadar 6 raste, 1 aktive, në Gostivar 47 raste-26 aktive, në Gjevgjeli 6 raste, një prej tyre akoma aktiv. Strumicë 5 raste, dy prej tyre aktive. Në Kriva Pallankë 6 pacientë të shënuar dhe janë shëruar që të gjithë. Njësoj në Radovish janë shëruar të 4 pacientët e shënuar. Krusheva 3 rastre, të gjithë të shëruar. Koçan 43, me 12. Probishtip 5 me 3, Demir Hisar ishte shënuar një rast edhe ai është shërur. Nga 3 janë shënuar në Pehçevë, Vallandovë, Vinicë, Kratocë, Sveti Nikollë dhe Kiçevë dhe numri i pacientëve aktivë në disa prej tyre është i përgjysmuar ndërsa në disa të tjera janë shëruar të gjithë. Berova, Makedonski Brodi dhe Dellçeva kanë nga 2 të prekur. Ndërsa në negotinë 16 të prekur, prej të cilëve 7 janë aktivë.

Nga Ministria njoftojnë edhe për gjendjen e pacientëve të diagnostifikuar me koronavirus nëpër spitale. Në klinikën për sëmundje infektive janë pranuar 7 pacientë të rinj në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm kap shifrën 58. Me ndihmë për frymëmarrje janë 27 pacientë, nuk ka asnjë pacient me ventilim mekanik. Në Spitalin 8 shtatori janë pranuar 12 pacientë të rinj, ndërsa gjithësej janë 38 të hospitalizuar. Në aparat për frymëmarrje janë 7, ndërsa në gjendje më të rëndë janë edhe 8 pacientë.

Ajnur Bafqari /SHENJA/