(VIDEO) Droga e kapur në Butel, kërkohet paraburgim për dilerin

(VIDEO) Droga e kapur në Butel, kërkohet paraburgim për dilerin

Prokuroria Publike i ka propozuar Gjykatës Penale që ti shqiptojë paraburgim dilerit të drogës nga Buteli, që dje policia e kapi me afro 300 kilogram marihuanë. Prokuroria ka shkruar se ky person do të përndiqet për prodhim dhe shitje të drogës, në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal. Teksa pritet vendimi mbi paraburgimin, prokuroria po vazhdon hetimin mbi veprimtarinë e prodhimit dhe shitjes së drogës. Parabrugimi është kërkuar për shkak të rrezikut të lartë për arrati ose ndikim tek provat.

Prokuroria Publike

“Personi i dyshuar ka blerë marihuanë dhe e ka mbajtur në shtëpinë e tij në Lagjen Butel, dhe ka patur për qëllim që më vonë ta shesë dhe fitojë para. Pas një urdhri gjyqësor më 4 janar të këtij viti, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe ka gjetur një sasi të konsiderueshme  të drogës, të paketuar në disa vende, si dhe ka gjetur disa peshore dixhitale, në të cilat kishte gjurmë të drogës”

Prokuroria pas ekspertizës së bërë në laborator, kishte konstatuar se droga është e llojit marihuanë, dhe peshon afro 300 kilogram.

Aksioni policor për bastisjen e shtëpisë së dilerit 30 vjeçar, nisi pas një denoncimi, dhe informacioneve paraprake që i kishte mbledhur prokuroria,  dhe pasi që gjykata kishte dhënë urdhrin gjyqësor.

Gjatë bastisjes së djeshme u gjetën 229 çanta marihuanë, ku ishte vendosur e gjithë droga 300 kilogramëshe.

Meqë i dyshuari po hetohet për prodhim dhe shitje të drogës, atij i kërcënohen deri në dhjetë vite burg.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

 

https://www.youtube.com/watch?v=pqjM0mhryY4