(VIDEO) Drejtori i agjencisë së mediave ka harxhuar rreth 8 mijë euro

(VIDEO) Drejtori i agjencisë së mediave ka harxhuar rreth 8 mijë euro

Harxhimet e drejtorit të Agjencisë së Mediave për vitin 2018 janë afro 8 mijë e 500 euro. Në gjashtë muajt e parë të vitit, Zoran Trajçevski kishte harxhuar 3 634 euro, ndërsa në gjashtë muajt e fundit të 2018-ës, janë harxhuar 4 792 euro.

Për udhëtime jashtë shtetit, drejtori ka harxhuar gjithsej 5 583 euro gjatë 2018-ës. 3 128 euro në gjashtë muajt e parë të vitit, ndërsa 2 455 euro në pjesën e dytë të vitit.

Për ushqim në restorante me agjenci rregullatorë rajonale dhe takime me zyrtarë vendorë dhe diplomatë, janë harxhuar 2 254 euro. 904 euro në gjashtë muajt e parë, ndërsa 1 350 euro në gjashtë muajt e dytë.

Për telefonin zyrtar, Trajçevski kishte paguar 587 euro në total.  274 euro në gjashtë muajt e parë, ndërsa 313 euro në gjashtë muajt e fundit.

Gjashtë muajve të fundit të 2017-ës, drejtori i Agjencisë kishte harxhuar 5 624 euro.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=a40YOWibAFg