(VIDEO) Dorëheqja e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale arriti në Kuvend

(VIDEO) Dorëheqja e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale arriti në Kuvend

Qeveria sot ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen e ministriт të Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe e njëjta u është dorëzuar edhe deputetëve. Ndërsa nga Paralmenti njoftojnë në mënyrë shtesë se në cilën seancë do të konstatohet dorëheqja e Milevskit.

Deri më tani Kuvendi nuk ka marrë propozim për zgjedhjen e ministrit të ri për Vetëqeverisje Lokalе, por sipas informacioneve nga partia Liberal Demokratike, për këtë post ministror do të propozohet  ish kryetari i Qytetit të Shkupit Risto Penov.

Milevski pas dorëheqjes pati deklaruar se është koha për ndryshime në postin ministror të Vetëqeverisjes Lokale. Ndërsa, shkaqet e dorëheqjes së tij, tha se janë për arsye personale.

Ndërkaq, dje kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nuk do të ketë ndryshim në përbërjen e Qevеrisë, përpos zëvendësimit të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, me çka i shuajti zërat në opinion për ndryshime në kabinetin qeveritar.

Linda Ebibi /SHENJA/