` . (VIDEO) Dita ndërkombëtare e luftës kundër kancerit të gjirit, qytetarët të vetëdijësohen - TV SHENJA

(VIDEO) Dita ndërkombëtare e luftës kundër kancerit të gjirit, qytetarët të vetëdijësohen

Në vendin tonë, në vitin 2019, me kancer në gji janë diagnostifikuar  776 femra dhe 5 meshkuj. Ndërsa vetëm në spitalin e shtetit në Shkup bëhen  rreth 500 operacione të këtij lloji kanceri. Këto të dhëna u shpalosën në ngjarjen kushtuar muajit tetor, si muaj i vetëdijësimit për diagnostifikim të hershëm të kancerit.

Zëvendës ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani theksoi se kjo nuk është sëmundje vetëm  e gjinisë femëore, por përkundrazi kjo sëmundje nuk zgjedh gjini, etni, moshë dhe fe.

Ilir Hasani, zv/ ministër i Shëndetësisë  

 “Kanceri i gjirit nuk është sëmundje vetëm e gjinisë femërore, është sëmundje e nënave e grave dhe e motrave tona. Është sëmundje e jona, e të gjithë neve. Një sëmundje që shënjon gjymton, cenon veçorinë e qenies femërore dhe kërcënon jetën e tyre, ndikon dukshëm në mirëqenien emocionale të të gjithë familjes”.

Ndërsa, onkologu Ilir Ismaili me këtë rast tregon se sa më i hershëm diagnostifikimi dhe paraqitja tek mjeku aq më i lehtë do të jetë trajtimi i sëmundjes tek pacienti.

Ilir Ismaili, onkolog        

“Sëmundja e karcinomit të gjëndrës së gjirit kohëve të fundit themi se është sëmundje kronike. Ku është bazamenti, pse i themi sëmundje kronike? Themi sëmundje kronike se në qoftë se ne e zbulojmë në stadium më të hershme, stadiumin e parë le të themi, atëherë ky pacient bëhet kronik, thjeshtë thënë që duhet të kemi mjekim adekuad dhe normal nëse e mer mjekimin në kohë të duhur, nëse paraqitetet tek mjeku, do ta marë mjekimin adukuad dhe do të jetë sëmundje kronike. Por nëse pacienti paraqitet me vonesë tek mjeku atëherë edhe tretmani do të jetë më i komplikuar”.

Kryetarja e shoqatës “Borka” Biba Dodeva, thotë se luftën me sëmundjen e nënës së saj e kanë humbur, por lufta e përbashkër kundër këtij kanceri do të vazhdoj.

Biba Dodeva, kryetare e shoqatës “Borka”  

“Fatkeqësisht luftën me nënën time e humbëm para tre vitesh, megjithatë lufta vazhdon edhe më tej. Në këtë luftë është shumë me rëndësi të kesh bashkëpuntor, të cilët do të jenë pranë teje dhe të cilët do të jenë hap serioz në ngritjen e vetëdijes për kancerin në gji, të cilët do ta kuptojnë këtë punë dhe mision që ne si shoqatë e kemi tashmë 14 vite”.

Mjekët bëjnë apel se kontrolli për kancer në gji duhet të bëhet së paku një herë në vit.

Emine Ismaili /SHENJA/