(VIDEO) Diplomatët ndërkombëtar japin sinjale pozitive për Maqedoninë e Veriut

(VIDEO) Diplomatët ndërkombëtar japin sinjale pozitive për Maqedoninë e Veriut

Në vazhdën e Forumit të Prespës, liderë ndërkombëtarë, europian dhe të rajonit dërguan porositë e tyre lidhur me pengesën që po e bënë Bullgaria ndaj RMV-së, për zhbllokimin e procesit eurointegrues.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Oliver Varhelyi përmes një video fjalimi, përshkak se nuk kishte pasur mundësi që të bëhet fizikisht e Forumit, tha se njejtë si arritja e Marrëveshjes së Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë, pret që edhe Bullgaria të bëj të njejtin veprim.

Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE-së

“Sot, ndërsa festojmë përvjetorin e katërt të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, është e rëndësishme të theksohet se derisa Greqia dhe Maqedonia e Veriut ishin në gjendje të kapërcejnë mosmarrëveshjen e tyre dhe ta zgjidhin atë me marrëveshje reciproke, ne presim që Bullgaria të shtojë përpjekjet e saj dhe të bëjë e njëjta gjë”.

Ndërkaq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq thotë se ajo çka po i ndodh Maqedonisë me Bullgarinë mund të pasohet nga Serbia dhe Kosova.

Ana Brnabiq, kryeministre serbe

“Të zgjidhësh çdo çështje dypalëshe dhe të kushtëzosh kështu rrugën evropiane të një vendi që ka plotësuar të gjitha kushtet për të nisur negociatat, është një precedent dhe nëse më pyet mua nuk nevojitet dhe nuk duhet të përsëritet. A mund të përsëritet? Unë absolutisht besoj se kjo mund dhe do ta bëjë më të vështirë rrugën e të gjithëve ne nga Ballkani Perëndimor drejt BE-së”.

Ndërkaq, presidenti dhe kryministri i vendit, në kuadër të Forumit të Prespës mbajtën edhe  takime të veçanta.

Kovaçevski u takua me zëvendës-ndihmësin  e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar. Në takim siç bëjnë me dije nga shërbimi qeveritarë, Eskobar ka theksuar nevojën për një fillim të menjëhershëm të bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe potencoi mbështetjen e SHBA-së për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme reciprokisht për çështjet dypalëshe me Republika e Bullgarisë.

Poashtu Kovaçevski takoi edhe nën sekretaren gjenerale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Rozmari Di Karllo.

Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar se është takuar me presidentin e Kroacisë, Zoran Millanoviq, të Kosovës Vjosa Osmani, ku është thënë se debllokimi i Maqedonisë së Veriut është parakusht për stabilitet në rajon dhe Europë.

Sot në Ohër ka vazhduar konferenca dyditore ndërkombëtare, Forumi i Prespës për Dialog, e cila ka filluar dje, ndërsa organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe këtë vit bart emrin “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë”.

Emine Ismaili /SHENJA/