(VIDEO) Diplomatët francez as nuk e pohojnë as nuk e mohojnë propozimin francez

(VIDEO) Diplomatët francez as nuk e pohojnë as nuk e mohojnë propozimin francez

Diplomatët francez në Bruksel as nuk e pranojnë as nuk e mohojnë propozimin francez të publikuar nga mediat bullgare, nëse i njejti është autentik apo jo, shkruan Agjensia MIA. Sipas korrespodentes së tyre në Bruksel, në rast se propozimi pranohet nga të gjitha palët, ai do të miratohet me 23 qershor në Këshillin e Europës. Kjo korrnizë thuhet që i integron propozimet franceze të dhëna në Shkup, për të cilat Shkupi zyrtar thotë se nuk i ka ka marrë ende.

“Po bëhet një punë intensive dhe politike sepse situata është e padrejtë për maqedonasit. Lidhur me thelbin nuk jemi larg, por problemi është situata politike në Bullgari, e cila është përkeqësuar shumë. Jemi në situatë që të përshpejtojmë në moment kur Qeveria atje mund të bie”, është shprehur një diplomati i një vendi anëtar të BE-së.

Është hapur edhe çështje e ndryshimit të Kushtetutës, për tu përfshirë të gjitha bashkësitë, që është rezultat i presionit të Sofjes, e cila kërkon që të mos fillojnë bisedimet zyrtarisht për antarsim, derisa Maqedonia ta ndryshoj Kushtetutën dhe t’i shtoj aty edhe bullgarët.

Në qoftë se kjo korrnizë miratohet në fund të këtij muaji, Maqedonia duhet shumë shpejtë të filloj me skriningun bilateral, proces i cili mund të zgjas, në skenarin më optimist, deri në mesin e vitit 2024. Nëse i njejti nuk mbaron, vendi nuk mund ta hapë kapitullin e parë. Nga Maqedonia do të kërkohet që gjatë periudhës së skriningut ta ndryshoj Kushtetutën.

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të arrijnë në Bruksel më 23 qershor për tu takuar me kolegët e tyre nga vendet antare të BE-së. Në ndërkohë, nga e hëna, pritet aktivitet diplomatik intenziv në të gjitha kryeqytetet e BE-së dhe në Shkup, për propozimet e paraqitura nga presidenca franceze.

Ndërkaq, propozimi francez, që u bë publik dje, në thelb, një pjesë e tij ka të bëjë me mbrojtjen e pakicës bullgare në vend dhe në zbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në dokumentin që është dërguar nga udhëheqësia franceze thuhet se “bisedimet e anëtarësimit parashohin kujdes special  ndaj mbrojtjes dhe marrëdhënies jodiskriminuese ndaj qytetarëve nga grupet e pakicave në Maqedoninë e Veriut”. Që të garantohet ajo, avancimi për këtë çështje do të ndiqet me kujdes nga Komisioni Evropian, i cili do të përgatis raporte deri te Këshilli.

Me këtë propozim, për të cilin Sofja duhet të deklarohet këto ditë, mbetet aktiv edhe kontesti për gjuhën maqedonase, që Bullgaria e hapi, sepse në propozim parashihet që të dy vendet me deklarata të njëanshme t’i drejtohen BE-së me shpjegime për gjuhën.

Emine Ismaili /SHENJA/