(VIDEO) Diplomatët e huaj inkurajojnë Maqedoninë e Veriut të vazhdojë eurointegrimet

Diplomat dhe zyrtarët e lartë evropian japin mbështetjen për bisedimet e brendshme të Maqedonisë së Veriut për vazhdimimin e procesit euro-integrues. Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes, përmes një shkrimi në Twitter ka shprehur mbështetjen për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut për procesin integrues në BE. Sipas saj, po shihet një rrugë drejt ardhmërisë evropiane të vendit.
Kate Byrnes, ambasadore e SHBA-së
“SHBA-ja mirëpret bisedimet në Maqedoninë e Veriut për propozimin e rishikuar të BE-së për fillimin e bisedimeve aderuese, duke njohur rëndësinë e gjuhës dhe identiteti të Maqedonisë së Veriut. Ne një kohë të gjatë kemi mbështetur ardhmërinë evropiane të Maqedonisë dhe tani shohim rrugë për të ecur përpara”
Euro-ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer ka mirëpritur vazhdimin e konsultimeve për propozimin francez, ndërsa për gjuhën maqedonase garantoi se nuk ka sqarime tjera shtesë.
Tabelë: David Geer, euro-ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut
“Shpresoj se i gjithë procesi do të jetë i frytshëm, se do të hapet rruga për fillimin e negociatave inkuadruese mes BE-së dhe Maqedonisë. E qartë është, gjuhës maqedonase nuk i referohet asnjë kualifikim tjetër shtesë”
Luigi Di Maio, ministër i Punëve të Jashtme të Italisë, përmes një postimi në twiter ka shkruar se ka ardhur koha për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Luigi Di Maio, ministër i Punëve të Jashtme të Italisë
“Italia e mbështet propozimin evropian që do të mundësojë nisjen e procesit”
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ana Linde ka shkruar se vendi i saj e mbështet nisjen e negociatave sa më shpejt që është e mundur.
Ana Linde, ministre e Jashtme e Suedisë
“Është për t’u përshëndetur fakti që ka një konsensus të gjerë në Maqedoninë e Veriut për të ecur përpara”
Këto reagime nga ndërkombëtarët erdhën pas propozimit të ri francez për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, i cili mori dritë jeshile nga presidenca e shtetit, ndërsa pritet që të miratohet nga Kuvendi dhe më pas të vendos Qeveria e Maqedonisë së Veriut nëse do ta pranojë ose jo.
Linda Ebibi /SHENJA/