` . (VIDEO) Dimitrov-Rot: Maqedonia e Veriut mbetet prioritet për presidencën gjermane - TV SHENJA

(VIDEO) Dimitrov-Rot: Maqedonia e Veriut mbetet prioritet për presidencën gjermane

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, është takuar këtë mëngjes në Bruksel me ministrin e Shtetit për Evropën e Republikës Federale të Gjermanisë, Mihael Rot, në kuadër të vizitës së parë në selinë e BE-së.

Nga Ministria për Çështje Evropiane informojnë se në takimin që u mbajt pak para mbajtjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, me të cilin kryeson Ministri Rot, u bisedua për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE gjatë presidencës gjermane. Bashkëbiseduesit ranë dakord se ky qëllim i përbashkët do të jetë një sukses i përbashkët i Maqedonisë Veriore, BE –së dhe Gjermanisë, si kryesuese e BE-së.

NIKOLLA DIMITROV ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJET EVROPIANE

Procesi i aderimit është mjeti më i mirë për të futur standardet dhe parimet evropiane në shtëpi. Maqedonia e Veriut është fuqimisht e vendosur të bëhet një demokraci e prosperuar evropiane në të cilën do të sundojë e drejta.”

Nga pala gjermane u theksuar se konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, fillimi i negociatave aderuese, është një nga përparësitë kryesore të presidencës gjermane të BE-së.
Në margjinat e Këshillit për çështje të përgjithshme, Zëvendëskryeministri Dimitrov kishte një takim të shkurtër edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Aselborn. Vizita në Bruksel vazhdon me takime me Nënkryetarin e Komisionit Evropian, përgjegjës për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës, Margaritis Schinas dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerimin, Oliver Varheјi, si dhe me përfaqësues të tjerë të Drejtoratit të Përgjithshëm të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe negociata për zgjerimin e Komisionit Evropian.

Medina Ajeti /SHENJA/