(VIDEO) Dimitrov: Nxorëm maksimumin nga Marrëveshja e Prespës

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, vlerëson se në bisedimet me Greqinë dhe në Marrëveshjen e arritur mes dy vendeve në Prespë, pa triumfalizëm dhe pa pompozitet, kanë arritur të nxjern më të mirën për Maqedoninë. Në një intervistë për Agjencinë e lajmeve MIA, ai thotë se mendon që për këtë ngjarje të shkruajë edhe një libër me qëllim që kjo ngjarje të mos harrohet asnjëherë.
Nikolla Dimitrov
“Pa pompozitet, pa trimufalizëm, por me një dinjitet të qetë dhe të sigurtë dhe me ndërgjegje të pastër, e nxorëm më të mirën për Maqedoninë. Në rrethanat e krijuara absolutisht e arritëm më të mirën e mundshme. Kishte momente të rivlerësimit të thellë dhe të vështirë, konsultimeve, por në ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes të gjitha dilemat u zhdukën. Seriozisht kam filluar të mendoj për skicim të draftit të një libri, përshkrim që do të ngelet si një dëshmi e llojit të vetë për këtë process të rëndësishëm. Të mos harrohet, vetëm duhet të gjindet kohë”

Dimitrov nuk ka dhënë përgjigje precize nëse beson se procesi i miratimit të ndryshime kushtetuese do të shtyhet me sukses deri në fund, por vetëm ka thënë se ky është proces i rëndësishëm dhe me përgjegjësi.
Nikolla Dimitrov
“Më vjen keq që udhëheqësia e opozitës vendosi që në mënyrë aktive të mos merr pjesë në referendumin e paraparë në programin e tyre partiak. Me këtë, përgjegjësinë e hodhën në Kuvend duke krijuar sfidë shtesë dhe përgjegjësi gjatë sigurimit të shumicës për Marrëveshjen. Momenti është historik dhe kërkon guxim të madh dhe përgjegjësi dhe vizion të gjithë aktorëve të procesit”
Këto vlerësime vijnë në prag të hapjes së debatit në lexim të tretë të amendamenteve kushtetuese të cilat pritet të votohen më së voni deri më 15 janar. Krerët më të lartë të Qeverisë dhe legjislativit janë shprehur optimist që procesi do t përfundojë edhe më herët dhe se vendi do të arrijë të kap afatet për anëtarësim në NATO dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Arben Zeqiri /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=tVwprucULHc