` . (VIDEO) Detaje për incidentin me armë në fshatin Batincë të Shkupit - TV SHENJA

(VIDEO) Detaje për incidentin me armë në fshatin Batincë të Shkupit

Në oborrin e një objekti hotilerik në fshatin Batincë mbrëmë ka ardhur deri te një zënkë, pastaj edhe të shtëna dhe pastrim hesapesh me thikë. Një person më pas është vrarë, tre janë lënduar, ndërsa autori është në arrati.

Nga SPB- Shkup thonë se në ora 21:45 siç thuhet në buletinin e policisë, është lajmëruar se në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Sh. Naumi i Ohrit” është sjell i lënduar personi Sh.P (29) nga fshati Batincë e Shkupit me lëndime nga thika i cili për shkurt kohë ka ndërruar jetë.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Ndërkohë, është sjell edhe N.S (28) nga Batinca, poashtu me lëndime, ndërsa me automjetin e Ndihmës së shpejtë në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” janë dërguar edhe M.S (39) nga Batinca i cili është lënduar me armë zjarri dhe I.G (25) nga fshati Batincë i cili është lënduar me thikë”

Sipas informatave të para, në oborrin e objektit hotelerik në Batincë, pronë e R.Xh. (27) nga fshati Cërni Vërv së pari ka ardhur deri te prishja e qetësisë dhe rendit publik, ndërsa më pas është përdorë armë zjarri dhe thikë”. Ekziston dyshimi se autori i mundshëm është N. Z nga fshati Batincë i cili është në arrati dhe gjurmohet pas tij. Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe material i pashpërthyer, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes. /SHENJA/