` . (VIDEO) Dështimi i softuerit në zgjedhje, Prokuroria padit ish kreun e KSHZ-së - TV SHENJA

(VIDEO) Dështimi i softuerit në zgjedhje, Prokuroria padit ish kreun e KSHZ-së

Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ngriti një akuzë kundër ish kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkovski,  tre punonjësve të KSHZ-së dhe një menaxheri të një operatori ekonomik. Ata akuzohen për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Sipas akuzës vepra penale është kryer gjatë dy prokurimeve publike gjatë të cilave të akuzuarit kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për 1 312 409 denarëve.

Prokuroria Themelore Publike

“I.Q. dhe A.A. të punësuar në KSHZ, si antarë të Komisionit për Prokurorime Publike, në periudhën shkurt-shtator 2020, duke mos kryer obligimet e tyre zyrtare përmes realizimit të procedurës për tender për softver për zgjedhje, nuk e kanë respektuar afatin ligjor për ofrim të ofertës, nuk kanë vërtetuar se operatori DUNA nuk i plotëson kushtet për pjesëmarrje në procedurë dhe edhe përkundër kësaj nuk kanë realizuar procedurë të drejtë për evaluim të ofertave të dorëzuara, por ofertën e kanë vlerësuar si të pranueshme dhe kanë ndarë numër maksimal të pikëve”.

I dyshuari i parë, si kryetar i KSHZ-së pa kryer kontroll në procedurën për evaluim e ofertave, ka sjellë vendim për zgjedhje të  ofertuesit më të favorshëm. Në këtë mënyrë ai ka lidhur kontratë në vlerë prej 899,999 denarësh.

Prokuroria Themelore Publike

“Edhe pse ka qenë i obliguar që para se ta nënshkruaj Marrëveshjen dhe para se ta implementoj softverin të siguroj testimin e tij përshkak të vërtetimit nëse i njejti i plotëson kushtet e kërkuara, ai nuk e ka bërë këtë dhe ka lejuar që të lëshohet në përdorim për realizim të testimit dhe pa i bërë pranim cilësor dhe jocilësor në kushtin për Marrëveshjes. Në këtë mënyrë operatori i ekonomik , iu dha përfitim – e drejta për të marrë pjesë në një procedurë të prokurimit publik dhe për të lidhur një kontratë në vlerë prej 899,999.00 denarë”.

A.SH. si kryetar i Komisionit për Prokurimit Publik, në kundërshtim me rregullat, megjithëse e dinte dhe ishte në dijeni se i akuzuari I.V. si person i autorizuar i ofertuesit të vetëm është hartuesi i specifikimit teknik, vlerësoi ofertën dhe në Raportin për procedurën e kryer, pa praninë e anëtarëve të komisionit, dha një propozim që oferta të zgjidhet si më e oferta e favorshme. I akuzuari O.D. pranoi propozimin dhe mori vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm për prokurimin. Në këtë mënyrë, operatorit ekonomik iu dha një përfitim – e drejta për të marrë pjesë në një procedurë të prokurimit publik dhe për të lidhur një kontratë në vlerë prej 412,410.00 denarë përfshirë TVSH-në.

Emine Ismaili /SHENJA/