` . (VIDEO) Derkoski: Nëse nuk ka census, menjëherë zgjedhje të reja - TV-SHENJA

(VIDEO) Derkoski: Nëse nuk ka census, menjëherë zgjedhje të reja

Nëse në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale nuk del 40 përqind e votuesve, atëherë nuk përbushet kushti për zgjedhje të sukseshme, prandaj duhet që menjëherë të shpallen zgjedhje të reja, thotë kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski, në intervistën javore në Radion Evropa e Lirë.

Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së

“Nëse nuk ka dalje prej 40 përqindësh në rrethin e dytë, atëherë kushti për zgjedhje të sukseshme nuk është përmbushur. Në këtë situatë, duhet të shpallen zgjedhjet të reja, pra kryetari i Parlamentit duhet të shpallë zgjedhje të reja. Në këto zgjedhje do të mund të marrin pjesë edhe kandidatët e tanishëm, me mbështetje prej 30 deputetëve apo me mbështetje të një grupi qytetarësh, apo mund të ketë edhe kandidatë të tjerë. Në këtë kontekst nuk ka kufizime. Por, zgjedhjet doemos duhet të shpallen menjëherë”

Por gjatë javës së kaluar, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi doli me qëndrim se për një palë zgjedhjesh të reja, do të duhej të kalonin gjashtë muaj, afat ky brenda të cilit Talat Xhaferi do të ushtronte postin e presidentit, deri në zgjedhjet e një presidenti tjetër. Nëse Xhaferi bëhet ushtrues detyre, ai mund t’i udhëheq seancat në Kuvend, por nuk do të mund të votojë.

Derkovski megjithatë shprehet i gatshëm për të zhvilluar procesin zgjedhor pa asnjë gabim, pasi ky është parakushti për marrjen e datës për nisjen e negociatave me BE-në.

Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së

“KSHZ gjatë periudhës së kaluar i ndërmorri të gjitha masat orgaizative, të nevojshme për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale, pavarërisht se a janë ato kusht për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve për antarësim në BE. Ne si organ shtetëror, edhe ashtu i marrim të gjithë masat e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të pastra si kristali. Por më duhet të theksoj se zgjedhjet nuk varen vetëm nga KSHZ-ja pasi ekzistojnë më shumë faktorë të tjerë në procesin zgjedhor. Për shembull në zgjedhjet presindencila, edhe kandidatët edhe organizatorët e fushatave duhet të kenë kujdes që procesi zgjedhor të shkojë në mënyrë të drejtë, korrekte dhe të pastër”

I pyetur nëse numri prej 1 milion e 800 mijë votuesve në Maqedoni është real, duke marrë parasysh se numri total i banorëve të Maqedonisë është 2 milion, Derkovski tha se nuk duhet të bëhet krahasim mes numrit të banorëve dhe votuesve pasi që të drejtë votë në një shtet kanë të gjithë personat e rritur, mbi 18 vjet, pavarësisht a jetojnë apo jo në atë vend, dhe që kanë shtetësi.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/