(VIDEO) Deri ne fund te vitit investime mbi 400 milionë euro, do të hapen mbi 5000 vende pune

(VIDEO) Deri ne fund te vitit investime mbi 400 milionë euro, do të hapen mbi 5000 vende pune
Migrant labourers work on a construction site on October 3, 2013 in Doha in Qatar. Qatar, the 2022 World Cup host is under fire over claims of using forced labour. Global football's governing body FIFA kicked off a crunch meeting behind closed doors, amid claims of rights abuses by Qatar and wrangling over plans to hold the tournament in the winter. AFP PHOTO / AL-WATAN DOHA / KARIM JAAFAR == QATAR OUT = (Photo credit should read KARIM JAAFAR/AFP/Getty Images)

Në gjashtë muajt e parë të vitit shuma e  investimeve është rreth 240 milionë euro, janë hapur rreth 3 000 vende të reja pune, janë realizuar 2.2 milionë euro nga eksporti i përgjithshëm, 18 milionë euro të ardhura për shtetin nga tatimi personal, 91 milionë euro nga kontributet dhe 18 milionë euro nga tatimi i vlerës së shtuar. Kështu deklaroi drejtori i Drejtorisë për Zonat Teknologjike Industriale dhe Zhvillimore, Jovan Despotovski gjatë prezantimit të punës së këtij institucioni në gjysmën e parë të këtij viti.

Despotovski njoftoi se deri në fund të vitit priten investime të mëdha, mbi 400 milionë euro të cilat do të  krijojnë 5 000 vende të reja të punës. Ai gjithashtu theksoi se janë në përfundim diskutimet për 2 investime të reja të cilat pritet që detajet të publikohen deri në fund të verës. Sipas tij, vitin e kaluar mesatarja e pagave në zona për herë të parë ka tejkaluar mesataren nacionale.

JOVAN DESPOTOVSKI , DREJTOR I DZTIZH

“A janë pagat në nivel të kënaqshëm? Mendimi im është se nuk janë. Unë dua, pres dhe do të punojmë që të rriten në mënyrë edhe më dinamike. Është mirë që në Evropë ka kompani që janë të gatshme të paguajnë pagë 30 për qind më të lartë se mesatarja, po flasim për një pozicion fillestar në një vend pune me arsim të mesëm,andaj mendoj se kemi një mundësi që me një qasje të zgjuar dhe me zhvillim të mëtejshëm jo vetëm tek kompanitë ekzistuese  të nxisim rritjen shtesë të pagave, por edhe në zona të sjellim kompani  që realisht kanë mundësi  të paguajnë shuma vërtet më të mëdha”.

I pyetur nga gazetarët se a ka fuqi punëtore të mjaftueshme për fabrikat në zona,  Despotovski tha se në afat të shkurtë  do të mund të plotësohen nevojat e kompanive.

JOVAN DESPOTOVSKI , DREJTOR I DZTIZH

“Ka ende disa, edhe pse mendoj se nuk jemi shumë larg momentit kur do të ballafaqohemi me një mungesë reale. Tani po flasim për disa investime të mëdha që i kemi planifikuar deri në fund të këtij viti, vlera e të cilave është diku mbi 400 milionë euro dhe që do të krijojnë mbi 5 000 vende pune. Kjo nënkupton se edhe me  projektet  ekzistuese që ka ende vende pune që duhet të plotësohen, realisht do t’i bëhet presion tregut të punës”.

 

Drejtori i DZTIZH Jovan Despotovski tha se ka një pjesë të mirë të të rinjve që mund të mos i perceptojnë ende plotësisht mundësitë që ofrojnë kompanitë në zona, andaj do të përpiqen që ato mundësi t’i afrojnë sa më afër tyre.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/