(VIDEO) Demokracia e Re përsëritë se nuk do ta votojë Marrëveshjen e Prespës

(VIDEO) Demokracia e Re përsëritë se nuk do ta votojë Marrëveshjen e Prespës

“Demokracia e Re nuk e ka ndërmend të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës nuk Parlamentin grek”. Këtë qëndrim e ka përsëritur edhe njëherë zëdhënësja e partisë opozitare greke “Demokracia e Re” dhe eurodeputetja Maria Spiraki, në një intervistë për radio “News24”. Ajo thotë se partia tashmë i ka njoftuar edhe autoritetet ndërkombëtare për qëndrimin e tyre.

Maria Spiraki, zëdhënëse e Demokracisë së re
 “Mendoj se nuk ekziston asgjë tjetër rreth kësaj çështjeje. Këtë ua kemi thënë të gjithë bashkëbisedueseve tanë brenda dhe jashtë Greqisë, e kemi thënë me fjalorin e njëjtë dhe në të gjitha gjuhët. Demokracia e Re, nuk do ta ratifikoj Marrëveshjen, as në këtë dhe as në Parlamentin e ardhshëm, ku ekziston shumicë”.

Ndërkaq, lidhur me paralajmërimet e partnerit të koalicionit në Qeveri dhe liderit të Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, se do të tërhiqet nga Qeveria kur Marrëveshja të vijë në Parlamentin grek, Spiraki tha se kjo do të krijojë një situatë të re dhe Cipras do të duhet të kërkoj besim nga Parlamenti, për sigurimin e shumicës parlamentare.

Maria Spiraki, zëdhënëse e Demokracisë së re
“Tërheqja e zotëri Kamenosit dhe të ministrave të tij nga Qeveria, do ta detyroj zotëri Ciprasin në Parlament që të kërkoj shumicë parlamentare të re. Në të kundërt, për ne nuk do të ketë asnjë legjitimitet”.

Sa i përket mundësisë që Demokracia e re të dorëzoj iniciativë për votim të mosbesimit të Qeverisë, Spiraki edhe njëherë potencoi se “të gjithë mundësitë parlamentare janë në tavolinë”, ndërsa cilën do ta shfrytëzojnë siç thotë ajo mbetet vendim i liderit të partisë.

Emine Ismaili /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=axv71W6rV00