` . (VIDEO) Çmimet e produkteve janë rritur për shkak të krizës së koronës - TV SHENJA

(VIDEO) Çmimet e produkteve janë rritur për shkak të krizës së koronës

Çmimet e produkteve ushqimore në vend, dukshëm kanë pësuar rritje. Ndërsa këtë kryeministri Zoran Zaev e arsyeton duke thënë se kjo rritje e çmimeve nuk është më e lartë se rritja e tyre nëpër vendet e botës. Ndërsa u zotua se po bëjnë gjithçka për ta mbajtur ekonominë stabile.

Zoran Zaev, kryeministër

“Rritja e çmimeve që po ndodh në shtet nuk është më e lartë se rritja e çmimeve në nivel botëror. Duhet ta dini se kriza e koronës ka shkaktuar probleme të caktuara, bëri që të rriten jo vetëm çmimet e produkteve ushqimore, por edhe të metalit dhe produkteve tjera. Inflacioni nuk presim që të jetë më shumë se 2.2%. Kemi bërë që energjia elektrike të mos ndikoj në mënyrë shtesë në çmimet e tjera, ndërsa edhe më tej e mbajmë stabile. Ky ishte qëllimi i Qeverisë”.

Në disa vende është vërejtur rritje e çmimeve të bukës. Ndërsa sipas kryeministrit për momentin nuk ka asnjë arsye për rritjen e  çmimit të miellit. Ai shton më tej se kushtet janë të njejta dhe shteti çdoherë intervenon edhe në llogari të shtetit, bën blerjen e miellit të tepërt për rezervat shtetërore dhe gjithashtu në llogari të shtetit i nxjerr në treg me qëllim që të jetë balancues në çmimet e produkteve ushqimore, para së gjithash për miellin dhe bukën.

Emine Ismaili /SHENJA/