` . (VIDEO) Civil me thirrje që zgjedhjet të mbahen në dhjetor - TV-SHENJA

(VIDEO) Civil me thirrje që zgjedhjet të mbahen në dhjetor

Qendra për Demokraci Civil e ka cilësuar si të panevojshme mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të dakoduara nga partitë politike dy ditë më parë. Xhabir Deralla nga kjo organizatë deklaroi sot se, vendit momentalisht nuk duhen zgjedhje parlamentare, sepse ndodhet e mesin e proceseve që kanë të bëjnë me qëllime strategjike të vendit dhe një ngjarje e tillë nuk është aspak e nevojshme. Derralla thotë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të sjell stopimin e këtyre proceseve, përfshirë edhe reformat. Megjithatë, kur veçmë është vendosur për zgjedhje të shpejta, të njëjtat do të mund të mbaheshin në dhjetor, pasi prilli, sipas tij, nuk është i përshtatshëm.

Xhabir Derralla, CIVIL

“Nëse veç më duhet të ketë zgjedhje, CIVIL kërkon nga institucionet dhe nga forcat politike të rishqyrtojnë vendimin e tyre që të shkohet në zgjedhje më 12 prill, por zgjedhjet të mbahen më së voni në janar, ndërsa sipas mundësisë edhe në dhjetor. Ato janë zgjedhje të parakoshme të shpejta dhe jo në prill. Prilli është termin absolutish i papranueshëm për zgjedhje, sepse ndodhet pothuajse në mesin e vitit, nuk është shumë nga ajo që nënkupton zgjedhje të rregullta dhe po ashtu do të ndikoj në mënyrë negative ndaj proceseve ekonomike, politike dhe shoqërore në vend”.

Në lidhje me kodin zgjedhor, ai deklaroi se nuk ka kohë për ndryshim cilësor të kodit zgjedhor edhe në këtë proces zgjedhor. Ndërkohë, ai ka porositur partitë politike të ulin intensitetin e fushatës dhe të ndalin gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rrejshme, sepse pozicione legjitime të fuqisë.

Xhabir Derralla, CIVIL

“Ky është apeli ynë dhe kuptohet, fëmijët jashtë politikës. Vite me radhë vërejmë keqpërdorime të fëmijëve, të rinjve dhe të miturve në procesin zgjedhor dhe ajo duhet të ndërpritet. Shpresojmë se në këtë proces zgjedhor të paktën fëmijët do t’i lënë anash. Ndërsa sa I përket lajmeve të rrejshme dhe gjuhës së urrejtjes, shpresojmë se institucionet do të fillojnë të funksionojnë, sepse e dijmë se në MPB ka numër të madh të denoncimeve, me gjtihë Prokuroria Themelore Publike deri më tani nuk ka procesuar asnjë rast që ka të bëjë me gjuhën e urrejtjes në vend”.

Derralla gjithashtu theksoi se duhet të punohet edhe në nivelizimin e vlerës së votave, e cila nuk është e barabarë në gjithë vendin, përkatësisht në njësinë gjashtë ka më shumë votues që votojnë për numrin e njejtë të anëtarëve të parlamentit dhe ajo është diskriminim.

Teuta Buçi /SHENJA/