(VIDEO) Çerdhet në Çair dhe Haraçinë do të hapen në vitin 2023

(VIDEO) Çerdhet në Çair dhe Haraçinë do të hapen në vitin 2023

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, njoftoi se çerdhet  në komunën Çair dhe në komunën e Haraçinës të cilat janë ende në ndërtim do të hapen në vitin 2023. Ajo thekoi se deri në fund të vitit është paraparë të hapen edhe katër çerdhe në Shkup, në komunat Gjorçe Petrov, Karposh, Aerodrom dhe Sopishte.

Trançevska sot së bashku me kryetarin e Komunës Qendër, Goran Gerasimovski zyrtarisht bënë hapjen e çerdhes së re “Prolet”, e cila gjendet në lagjen Prolet. Kopshti i ri, i cili është kopshti i parë në këtë lagje, do të sigurojë vend për 150 fëmijë, të vendosur në 9 klasa. Ministrja Trençevska veçoi edhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, që ky kopsht ka krijuar gjatë krijimit të projektit për ndërtimin e tij.

JOVANKA TRENÇEVSKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

 “Si ministri, kompetencë e së cilës është mbrojtja e fëmijëve, ne vazhdimisht investojmë në rritjen e ambienteve të kujdesit për fëmijët, krijimin e programeve të punës të përshtatshme për moshën e fëmijëve, por jo më pak në mënyrë të konsiderueshme, në forcimin e kapaciteteve të punonjësve në institucionet publike të arsimit parashkollor.

Trençevska  informoi se nga viti 2017 e deri më sot është siguruar përkujdesje për 4300 fëmijë të rinj në arsimin parashkollor, përmes ndërtimit të 69 çerdheve në mbarë vendin, ndërsa vetëm në qytetin e Shkupit janë hapur 17 çerdhe të reja.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska,e pyetur për rritjen e pagave, potencoi se  do të kërkohet zgjidhje sistematike për pagat në administratë publike dhe se në këtë moment nuk ka nevojë për zgjidhje të nxituara ad-hoc.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/