(VIDEO) Çampions, sonte Shkupi – Linkolni

(VIDEO) Çampions, sonte Shkupi – Linkolni

Shkupi sonte e nis aventurën europiane, kur në ndeshjen e xhiros së parë eliminatore në Ligën e Kampionëve do të pret Linkolnin nga Gjibraltari. Këta të fundit ishin kundërshtari më i lehtë i mundshëm që u shortua për Shkupin në xhiron e parë të këtij kompeticioni, ndërsa nga tabori bardheblu thonë se duhet të japin maksimumin dhe nuk duhet nënçmuar kundërshtarin.

Goce Sedllovski, trajner i Shkupit
“Jemi plotësisht të përgatitur për ndeshjen. Për të përmbushur objektivat tonë na duhet ndihma e tifozëve që kanë treguar entuziazëm. Ne do të japim maksimumin në të dyja ndeshjet. Do të ishim të kënaqur me një fitore, por kemi një kundërshtar të ndërlikuar që është agresiv. Kemi shumë lojtarë të rinj,por të gjithë janë gati. Linkoln është ekip i ndërlikuar, ne duhet të tregojmë karakter për të fituar. Askush nuk po mendon për Dinamon e Zagrebit”.

Kristijan Naumovski, portier i Shkupit
“Në short morëm një kundërshtar të përshtatshëm, ndoshta më të lehtin nga të gjithë ata që ishin mundshëm. Megjithatë, kjo nuk duhet të na mashtrojë pasi ata sezonin e kaluar luajtën në grupet e Ligës së Konferencës. Ne duam të zgjidhim ndeshjen këtu, për ti ia lehtësuar vetes për në transfertën në Gjibraltar”.

Risi te kampionët e vendit është se pas përfundimit të sezonit, kanë sjellur 11 përforcime të reja para ndeshjeve europiane. Përballja Shkupi – Linkolni luhet sonte në stadiumin “Todor Proeski” duke nisur nga ora 20:45.

Aziz Sahiti /SHENJA/