` . (VIDEO) Bytyqi pret që në gjysmën e dytë të 2020-shti BPV-ja të kthehet në nivelin para krizës - TV SHENJA

(VIDEO) Bytyqi pret që në gjysmën e dytë të 2020-shti BPV-ja të kthehet në nivelin para krizës

Me buxhetin për vitin 2021 dhe atë të ardhshëm presim të kthehemi në  nivelin e para krizës së Bruto prodhimit vendor në gjysmën e dytë të vitit 2022, ndërsa në vitin 2025 ekonomia jonë të rritet në nivelin prej 5.9%, paralajmëroi zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi . Ai shtoi se janë të nevojshme rritme më të larta, që do të thotë vëllim më i madh i prodhimit,  zgjidhje inovative, dhe e gjitha kjo do të rezultojë me standart më të lartë të qytetarëve. Bytyqi tha se buxheti është i projektuar me 247,5 miliardë denarë ose rreth 4 miliardë euro. Kjo është 2,1 përqindje më pak nga buxheti i vitit 2020. Presim rritje tek të ardhurat, për rreth 8,3%, të cilët priten të jenë 212,6 miliardë denarë ose 3,45 milard euro, me të cilën deficiti i buxhetit prej 8,5% i cili do të jetë në vitin 2020, do të bie në 4,9% të BPV. Gjithashtu ai planifikon që në 5 vitet e ardhëshme, më saktësisht në vitin 2025 deficiti buxhetor të bie deri në 2,5% të BPV-së.

Fatmir Bytyqi, kryeministër i ekonomisë

“ Buxheti për vitin 2021 ka tri qëllime kryesore: të sigurojë përkrahje dhe zhvillim të mëtejshëm në sektorin e shëndetësisë, i cili është prioritet më i lartë; ta përkrahë rimëkëmbjen ekonomike, të përkrahen të gjitha mikro kompanitë, të vogla, të mesme dhe kompanitë e mëdha , të cilët si pasojë e pandemisë do të kenë nevojë për t’u rikoperuar, por edhe të stimoulohen kompanitë të cilët kanë punuar me sukses, që më tej të zhvillohen dhe zgjerohen”.

Zëvendës kryeministri Bytyqi pret që të sigurohet rritja e bruto prodhimit vendor prej 4,1%, për të stimuluar eksportet , të cilat  pritet të rriten për 14,4%, si dhe të rriten investimet bruto për 8,4%.

L.E. /SHENJA/