` . (VIDEO) Burhan Shaban promovoi albumin e parë me ilahi në gjuhën shqipe - TV SHENJA

(VIDEO) Burhan Shaban promovoi albumin e parë me ilahi në gjuhën shqipe

Burhan Shaban,njëri ndër interpretuesit më të famshëm dhe të shquar të ilahisë, promovoi albumin e tij të parë me ilahi në gjuhën shqipe dhe njëkohësisht videoklipin e titulluar “Rob i lirë”.  Album ky i cili erdhi nga dashuria dhe malli që ilahisti ndjen për vendin e lindjes dhe të dashurit e tij. Ky album ka gjithsej 10 ilahi prej të cilave 7 janë në gjuhën shqipe ndërsa 3 të tjerat në gjuhën arabe.

Ilahisti Burhan Shaban, deklaroi se kërkesat nga miqtë pë një album në gjuhën shqipe dhe dashuria që ka për to ka qenë njëra ndër arsyjet më kulminante për të sjellë këtë album. Ai shtoi se e ka ndjerë si obligim një album të tillë t’ia ofrojë shkupjanëve.

BURHAN SHABAN, ILAHIST

“Unë kur fillova të mendoj  dhe të punoj thash o Zot, të pranosh një punë është si ta kryesh 50% të saj. Falenderoj të gjithë kolegët dhe gjithë personat që kanë punuar që të realizohet kjo sepse edhe për mua ka qenë me rëndësi. Arsyeja që e solla këtë është dashura ndaj shokëve të mi, ndaj familjes, ndaj  personave që jetojnë jo vetëm në Shkup por edhe për rreth “.

Burhan Shaban theksoi se ky projekt  është punuar edhe në Stamboll, Sarajevë por edhe në Shkup, ka një mesazh dhe një rëndësi të veçantë, prandaj apeloi që publiku ta dëgjon me dashuri.

BURHAN SHABAN, ILAHIST

“Kjo CD e ka mesazhin e vet, mesazhi është ‘së bashku’, kemi bë diçka shumë interesante dhe besoj që do t’u pëlqejë. Ky është projekti i parë por në të ardhmen do të kemi edhe projekte të tjera. Unë ua bëra një dhuratë për këtë muaj, dhurata juaj për mua është që ta ndëgjoni dhe t’i ndjeni ato fjalë”.

 Ndryshe Burhan Shaban është i lindur në Shkup, por jetën dhe veprimtarinë e tij të bujshme e zhvillon prej vitesh në Turqi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Medina Ajeti /SHENJA/