(VIDEO) Boshkov: Qeveria nuk mund të lejojë largimin masiv të punëtorëve

(VIDEO) Boshkov: Qeveria nuk mund të lejojë largimin masiv të punëtorëve

Një supozim i rrezikshëm është se për shkak të krizës energjetike, 30 deri në 50 për qind të punëtorëve të ndërmarrjeve ose 350 mijë punëtorë do të pushohen nga puna, tha sot Mile Boshkov nga Konfederata e punëdhënësve, duke komentuar njoftimin e djeshëm të Odës Ekonomike. Ai theksoi se fillimisht kompanitë duhet ti dëgjojnë masat e ndihmës.

MILLE BOSHKOV, KRYETAR I KONFEDERATËS SË BIZNESIT TË MAQEDONISË

“Besoj se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe qeveria nuk do të lejojnë që rreth 350 mijë punonjës të ngelin në rrugë dhe të bëhen kategori sociale, në ndihmë sociale. Këtë shteti nuk mund ta leojojë, mendoj se nuk mund ta lejojë as vetë ekonomia, sepse shumica e kompanive në Maqedoni janë të qëndrueshme në afat të gjatë”.

Boshkovski tha se se qëndrueshmëria e kompanive është faktori kryesor për ekonominë. I pyetur për masën e ngrirjes së marzheve të produkteve, jo çmimin e produkteve, siç bëjnë vendet fqinje dhe që qytetarët e komentojnë këtë masë si përfitim ushtarak, Boshkov tha se nuk mund të thotë se është një lloj përfitimi ushtarak dhe për ne, si përfaqësues të komunitetit të biznesit, është një masë shumë e papritur, jopopullore, por është ndoshta masa e vetme që Qeveria mund të japë në këtë moment.

MILLE BOSHKOV, KRYETAR I KONFEDERATËS SË BIZNESIT TË MAQEDONISË

“Ajo tregon një tjetër pasqyrë se ne jemi vërtet të varur nga produktet e importuara. Kjo është arsyeja se pse ne nuk mund të ndërhyjmë në shumicën e produkteve të konsumit për të patur një ngrirje apo korrigjim të caktuar të çmimeve. Fatkeqësisht, ne mund të operojmë vetëm në fushën e marzheve, sepse atë që importojmë dhe tregtojmë, ua shesim qytetarëve”.

Ekonomia e tregut të lirë normalisht sjell dinamizëm ekonomik dhe në këtë mënyrë mbushim buxhetin dhe tregojmë përgjegjësi tatimore dhe ekonomike, deklaroi Boshkov. Siç tha ai, presin që masat të shpallen javën e ardhshme. Ai theksoi se kanë dorëzuar një kërkesë të tillë si masë konkrete dhe po kërkojnë subvencione, lehtësime apo bllok grante në lidhje me energjinë elektrike.

Medina Ajeti /SHENJA/