` . (VIDEO) Borxhi publik dhe privat rritet për më shumë se 8,8 % - TV SHENJA

(VIDEO) Borxhi publik dhe privat rritet për më shumë se 8,8 %

Borxhi publik është 59.5 për qind e Bruto Prodhimit Vendor, ndërsa borxhi shtetëror është 50.7 përqind, njoftojnë nga Ministria e Financave. Rritja e borxhit publik dhe shtetëror në tremujorin e dytë, siç theksojnë ata, ndodh kryesisht për shkak të tërheqjes së fondeve përmes Eurobondit dhe kredisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, me qëllim që të sigurohet likuiditeti gjatë krizës me pandeminë COVID-19, për  të siguruar fonde që të zbatohen masat  e anti-krizës, realizim të pandërprerë të buxhetit edhe përkundër krizës , si dhe mbulimin e deficitit të rritur, për shkak të rënies së të ardhurave si rezultat i krizës së virusit.

MINISTRIA E FINANCAVE

“Borxhi publik i cili përfshin borxhin shtetëror, të garantuar dhe jo të garantuar, që nga tremujori i dytë i vitit 2020 është 59.5% nga BPV, që kur krahasot me tremujorin e kaluar shënon rritje prej 8.8%. Borxhi shtetëror që nga tremujori i dytë është 50.7 % e BPV, që  krahasuar me tremujorin e kaluar shënon rritje prej 8.9%” .

Ndryshimet në borxhin publik dhe shtetëror, thonë nga minsitria e financave, janë të ndikuara  nga tërheqja e mjeteve  nga marrëveshjet e kredive me kreditorët e huaj për tremujorin e dytë të vitit 2020, në vlerë prej 928.7 milionë euro, nga të cilat 909.4 milionë euro janë për kredi të qeverisë së përgjithshme ,  700 milion euro janë për Eurobondet  e lëshuara dhe 176.5 milionë euro nga një kredi e FMN për projektin e Ndihmës Financiare nga instrumenti për financim të shpejtë gjatë gjendje së jashtëzakonshme , si dhe 19.3 milionë euro për kredi të e ndërmarrjeve publike.  Gjithashtu është bërë edhe tërheqje e mjeteve në bazë të letrave me vlerë, në vlerë prej 127.7 milionë euro.

MINISTRIA E FINANCAVE

“Në këtë periudhë, përveç tërheqjeve, ka pasur edhe  pagesa që kanë ndikuar në sasinë e borxhit publik dhe shtetëror, siç  janë , shlyerja e këstit të bonove të denacionalizimit,  që është realizuar  më 1 qershor 2020, në vlerë prej 7.98 milionë euro si dhe shlyerjen e detyrimeve në bazë të e principit nga borxhi i jashtëm i huazuar më parë për tremujorin e dytë të vitit 2020 në vlerë prej 60.4 milionë eurove “.

Nda Ministria e Financave thonë se parashikimet për tremujorin e fundit të vitit janë se borxhi publik do të mbetet në 59.6% nga BPV, ndërsa borxhi shtetëror  do të ulet në 49.6 %  nga BPV.

Medina Ajeti /SHENJA/