(VIDEO) Borrell: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në be do ta forcojë gjeopolitikisht Europën

(VIDEO) Borrell: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në be do ta forcojë gjeopolitikisht Europën

Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell  në një intervistë për median malazeze Vijesti ka folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar rastit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.  Borrell theksoi se edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, BE-ja ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për përmirësimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të BE-së.  Shefi i diplomacisë evropiane u shpreh se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë politike, teknike dhe financiare për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar të avancojnë reformat kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike që janë të nevojshme për përparimin në rrugën drejt BE-së.

Joseph Borrell, Shefi i diplomacisë evropiane

 “Progresi në prioritetet e reformave duhet të çojë në integrimin më të ngushtë të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, punën për integrimin e përshpejtuar dhe ‘futjen graduale’në politikat individuale, programet dhe tregun e BE-së”.

 

Borrelli theksoi se pranimi në BE është një proces i bazuar në merita dhe kjo është arsyeja pse është e vështirë të caktohet një kornizë kohore.

Joseph Borrell, Shefi i diplomacisë evropiane

“Unë besoj fuqishëm se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në interesin tonë të përbashkët dhe do të forcojë gjeopolitikisht si BE-në, ashtu edhe rajonin. Anëtarësimi në BE është një proces i bazuar në merita. Çdo vend kandidat duhet të përmbushë standardet dhe rregullat që mbështesin vlerat thelbësore të BE-së dhe zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha vendet anëtare. Kushtet janë të qarta dhe u takon kandidatëve t’i përmbushin ato. Prandaj është e vështirë të caktohet një kornizë kohore e saktë, pasi procesi është kryesisht në duart e partnerëve tanë”.

Sipas tij, është e rëndësishme që rajoni të bëjë përparim në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, që është një angazhim politik i bërë nga gjashtë liderët e rajonit në samitin në Sofje. /SHENJA/