(VIDEO) Borisov: Petkov nuk mund ta zgjidhë kontestin Sofje- Shkup

(VIDEO) Borisov: Petkov nuk mund ta zgjidhë kontestin Sofje- Shkup
epa08068232 Prime Minister of Bulgaria Boyko Borissov arrives at the second day of an European Council summit in Brussels, Belgium, 13 December 2019. EPA-EFE/CHRISTIAN HARTMANN / POOL

Ish kryeministri dhe aktualisht kryetari i partisë bullgare GERB Bojko Borisov, nuk beson se kryeministri Kirill Petkov, mund të zgjidhë mosmarrëveshjen dypalëshe midis Shkupit dhe Sofjes.

Bojko Borisov, ish kryeministër

“E shihni poshtërsinë? Ai po përpiqet të organizojë fshehurazi diçka që do të dalë në publik. E shihni se po ndodh, por jo sepse ai është i keq, por sepse kështu ka vendosur parlamenti. Jo, edhe sot e kësaj dite është e qartë se Petkov nuk mund të çojë përpara asgjë në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Ai është shprehur kështu pas zhvillimeve të fundit mbi propozimin francez, të cilin siç kanë shkruajtur mediat bullgare, Qeveria në Bullgari i’a dorëzoi Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të premten vonë.

Borisov një ditë më parë ka theksuar se nëse nuk ka vendim të Kuvendit, nuk do të marrë vendim për heqjen e vetos për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Përndryshe, propozimi francez i shumë komentuar këto  ditë, pjesë e së cilës u publikua edhe në disa media, ende nuk ka arritur zyrtarisht në vendin tonë. Ai pritet fillimisht të kaloj në Kuvendin e Republikës së Bullgarisë, javën që vjen. Nëse, miratohet nga autoritete bullgare, në vijim pritet të shqyrtohet dhe të bëhet publik edhe për opinionin në RMV.

Megjithatë,23 qershori mbetet datë vendimtare për Maqedoninë e Veriut, nëse përfundimisht do të bëhet largimi i vetos dhe të nisin bisedimet për antarsimin e vendit tonë në BE.

Emine Ismaili /SHENJA/