(VIDEO) Borell: E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, temë qendrore në G7

(VIDEO) Borell: E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, temë qendrore në G7

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borell, para takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, tha se një nga temat që do të diskutohet do të jetë Ballkani Perëndimor, duke theksuar se qëndrueshmëria dhe pajtimi janë dy fjalë kyçe për këtë rajon. Siç sqaroi ai, qëndrueshmëria i referohet rritjes së kapaciteteve ekonomike dhe politike për të përballuar sfidat dhe pajtimi për tejkalimin e trashëgimisë të së kaluarës.

Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme

“Bashkimi Evropian është investitori më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe se mbështet rajonin në luftën kundër dezinformimit, përballjes së sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve hibride që vijnë nga Rusia”

Ballkani Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, dje nënshkruajtën tre marrëveshje, të cilët referohen njohjes së kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, njohjes reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë për doktorët e mjekësisë, stomatologjisë dhe arkitektëve, si dhe lirinë e lëvizjes me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor. Ideja për lëvizje me letërnjoftime, sipas kryediplomatit Bujar Osmani, ishte e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, Borell gjithashtu ka ka komentuar shpresën se përgjigja e Beogradit dhe Prishtinës ndaj propozimit gjermano-francëz për normalizimin e marrëdhënieve do të jetë një hap përpara në procesin e dialogut.  “Në ditët në vijim do të shohim përgjigjen e tyre ndaj këtij propozimi dhe shpresoj se ai do të përfaqësojë një përmirësim dhe një hap përpara në këtë proces”, ka deklaruar Borell.

Linda Ebibi /SHENJA/