(VIDEO) Bislimovski: Këtë vit do të prodhojmë më shumë energji elektrike

(VIDEO) Bislimovski: Këtë vit do të prodhojmë më shumë energji elektrike

Besoj se këtë vit prodhimi i energjisë elektrike do të stabilizohet dhe do të jetë shumë më i lartë sesa ishte në të kaluarën, sepse nëse duam të flasim për një tranzicion të drejtë, para së gjithash duhet të kemi burime të brendshme për të ndikuar në çmimet e energjisë elektrike. Kështu tha sot kryetari i Komisionit Rregullator  për Energjetikë, Marko Bislimovski. Ai theksoi se kohëve të fundit energjia elektrike ka tërhequr vëmendjen e plotë të publikut duke pasur parasysh rritjen konstate të  çmimeve së energjisë elektrike, gazit natyror dhe naftës në bursa.

Marko Bislimovski, kryuetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë

“Nëse deri para vitesh tranzicioni energjetik ishte eko-prestigj për të cilin synon çdo vend, sot në një kohë kur çdo vend është në luftë për kilovat orë më të lira, e cila përsëri përfshin të gjitha kapacitetet në dispozicion, pyetja është se si të arrihet energji më e madhe, pavarësia e cila do të mbrojë qytetarët dhe standartin e tyre”

Bislimovski i cili mori pjesë në tryezën e rrumbullakët në Shkup me temë” Përmes një tranzicioni të drejtë energjetik drejt rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, shtoi se është fakt që ne si shtet kemi probleme me prodhimin vendor të rrymës elektrike, i cili është në rënie të vazhdueshme dhe e komplikon gjendjen e përgjithshme. Si diçka që duhet bërë në periudhën e ardhshme, ai vuri në dukje detyrimin e Elektrаnat e Maqedоnisë së Veriut, që deri në fund të vitit duhеt të siguroj 100 për qind të nevojave familjare, sepse siç tha Bislimovski, kjo është mënyra më e mirë për të ruajtur nivelin e varfërisë energjetike në një nivel të kënaqshëm. Linda Ebibi /SHENJA/