(VIDEO) BFI premton se do t’ia marrë Kishës Ordodokse Maqedonase pronat e varrezave muslimane në Orkoc

(VIDEO) BFI premton se do t’ia marrë Kishës Ordodokse Maqedonase pronat e varrezave muslimane në Orkoc

Pas publikimit të lajmit në Televizionin SHENJA, Bashkësia Fetare Islame ka nisur të angazhohet lidhur me skandalin e varrezave të vjetra të fshatit Orkoc, të cilat me denacionalizmin kanë kaluar në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase. Driton Dikena, drejtor në Sektorin e Vakëfëve pranë BFI-së,  informoi se gjatë ditës së sotme ka lëshuar kërkesë në institucionet kompetente dhe kanë kontaktuar me Kishën Ortodokse Maqedonase, për të mësuar më shumë në lidhje me këtë rast. Ai shtoi se kjo çështje është shumë sensitive dhe duhet pasur kujdes në mënyrën se si do të veprojnë.

Driton Dikena, drejtor i sektorit të vakëfëve  

“ Sot në mëngjes kam bërë kërkesë nëpër institucinet relevante të cilat janë përgjegjëse për këtë çështje, kam bërë kërkesë që të bëjë një shikim të lëndës dhe për të mësuar të vërtetën se si ka ardhur deri te kjo, ndoshta do të duhet të përgjigjemi më sakt pas disa ditësh, kur unë veç më do ta kem lëndën nga komisioni për decionalizim, por edhe lëndë, dhe veç më kemi futur edhe kontakte me Kishën Ortodokse”

Dikena më tej sqaroi se Bashkësia Fetare Islame deri më tani nuk ka qenë në dijeni për këtë rast, dhe se kjo nuk është hera e parë që pronat e vakëfeve janë në pronësi të tyre apo e kundërta, por që këto çështje gjithmonë janë zgjidhur në bazë se cilit institucion i takon pronësia.

Driton Dikena, drejtor i sektorit të vakëfeve  

“Jo, për këtë kemi marrë vesh nëpërmjet mediumit tuaj, për arsye se Bashkësia Islame ka disa milionë metra katrorë vakëfe dhe nuk bëjmë kontroll të përditshme të vakëfëve. Praktika jonë jurudike gjatë viteve në sektorin e vakëfit ka bërë që ne të kemi raste të tilla, për arsye se edhe prona e Bashksisë Islame quhet vakëf por edhe Kisha Ortodokse Maqeonase e thirr tokën vakëf dhe të këtilla mosmarrëveshje rreth pronave kemi pasur herë pas here me Kishën Ortodokse Maqedonase. Një pjesë e këtyre lëndëve janë zgjidhur në favor të institucionit kujt i përket toka”

Drejtoi për Sektorin e Vakëfeve gjithashtu theksoi se në qoftë se pas shqyrtimit të dokumentacioneve rezulton që varrezat muslimane janë në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase atëherë do të veprojnë në bazë të kompetencave ligjore.

Driton Dikena, drejtor i sektorit të vakëfëve 

“Ne jemi të pakompromist në atë se toka e vakëfit duhet të kthehet tek pronari, duhet të kthehet tek Bashkësia Fetare Islame, edhe ne do të kërkojmë që të anulohet vendimi i denacionalizmit dhe toka për fshatin në fjalë t’i kthehet Bashkësisë Fetare Islame. Ne do t’i marrim të gjitha aspektet juridike parasysh, në fillim gjithsesi do kërkojmë që vet Kisha Ortodokse Maqedonase të shprehet pak më e logjikshme dhe vet ta dorëzojë tokën në BFI, por nëse kisha vazhdon të sillet në mënyrë jo të interesuar, atëher do të ndjekim të gjitha proceset gjyqësore”

Ndërkaq, nga Kisha Ortodokse Maqedonase ende nuk janë deklaruar në lidhje me pronësinë e varrezave muslimane të fshatit Orkoc, të cilat janë në pronësi të tyre. Edhe sot tentuam të marrim qëndrimin e tyre, por që nga ana e tyre ende mbizotëron heshtja. Linda Ebibi /SHENJA/