` . (VIDEO) Besimi: Krizat ekonomike në vend është e ndërlidhur me krizën financiare globale - TV SHENJA

(VIDEO) Besimi: Krizat ekonomike në vend është e ndërlidhur me krizën financiare globale

Qeveria e re, Ministria e Financave dhe unë si i pari i këtij institucioni bashkë me ekipin profesional qëndrojmë të gjithë së bashku përballë një sfide që së bashku t’i kalojmë të gjitha impaket apo ndikimet që ka në ekonominë dhe në jetën sociale në vendin tonë, një nga krizat më të mëdha ekonomike të vendit tonë është kriza financiare globale, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi, në konferencën e sotme për shtyp, duke e cilësuar se rritja ekonomike dhe pagat dinjitoze janë ndër misionet prioritare në mandatin e tyre 4-vjeqar.

FATMIR BESIMI,  MINISTËR I FINANCAVE

“Detyra jonë është që sa më parë të kthehemi në rrugën e cila sjellë një  rritje solide ekonomike, paga të denja, krijimin e vendeve tëreja të punës dhe uljen e papunësisë, politikë të parashikueshme tatimore dhe një të ardhme evropiane për qytetarët tanë. Këto janë prioritetet kryesore të mandatit tim si përfaqësues i Qeverisë për të cilët u zotova ndaj Kuvendit dhe qytetarëve”.

Besimi theksoi se kjo nuk do të jetë e lehtë sepse gjendja është shumë serioze veçanarisht për shkak të pasigurisë së krizës me pandeminë globale COVID-19 dhe projeksioneve se në çfarë drejtimi do të zhvillohet pandemia në nivel global dhe kështu edhe në vendin tone. Ai tha se  në varësi të zgjerimit të krizës shëndetësore, është e mundur që të kemi një korrigjim të duhur të rritjes së parashikuar ekonomike në periudhën vijuese, por gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e segmenteve të cenueshme të qytetarëve dhe ekonomisë.

FATMIR BESIMI,  MINISTËR I FINANCAVE

“Situata është shumë serioze, veçanërisht pasi ekziston një pasiguri e madhe për shkak të krizës shëndetësore. Në gjysmën e parë të vitit ne ishim dëshmitar që aktiviteti ekonomik shënoi një rënie të bruto prodhimit vendor prej 6.4% dhe vetëm në tremujorin e dytë kjo rënie ishte -12.7% . Sipas ribalancit të buxhetit  gjithashtu u bë një rishikim dhe revidim i të dhënave, ashtu që të hyrat buxhetore  u zvogëluan me 11.5% nga ato të cilat ishin të parashikuara në fillim të vitit, ndërsa borxhi shtetëror në  tremujorin e dytë tani më ka arritur në 50.7%  ndërsa ai publik 59.5% dhe ekziston mundësia  e një korigjimi të projeksioneve në drejtim të uljes së mëtutjeshme sa i përket përfundimit të këtij viti dhe vitit në vijim”

Ndër qëllimet kryesore Besimi potencoi, kthimin e rritjes ekonomike në  bazë të qëndrueshme prej 4%, rritje të pagave mesatare deri n 20-30%, zvogëlimi i papunësisë në 3 % si dhe vendosja e  një kornize ligjore dhe financiare ku niveli i investimeve publike do të rritet deri në 2.2 miliardë euro ndërsa investimet private në 1.2 miliardë euro. Medina Ajeti /SHENJA/