(VIDEO) Bekteshi: Nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të rrymës

(VIDEO) Bekteshi: Nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të rrymës

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka përsëritur qëndrimet e krerëve të lartë qeveritarë se nuk pritet rritje e madhe e çmimit të energjisë elektrike nga 1 janari. Bekteshi deklaroi po bëhen kalkulime për çmimin e energjisë elektrike dhe theksoi se është i bindur që do të ketë ulje për konsumatorët e vegjël dhe ajo veç më është vendosur.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Mund të ju them qytetarëve dhe kompanive të jenë të qetë. Në Maqedoninë e Veriut pothuajse gjithçka është nën kontroll. Nuk janë paraparë restrikcione. Në vazhdimësi do të furnizohen me energji elektrike të gjithë konsumatorët, duke filluar nga amvisëritë deri te kompanitë e mëdha që janë në tregun e lirë” 

Bekteshi deklaroi se në pjesën e amvisërive do të shihen bllok tarifat në cilin prej tyre ka më shumë nevojë që të intervenohet nga ana e Qeverisë.

Bekteshi po ashtu, u bëri thirrje kompanive që janë të parapara në masën qeveritare, të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshme për furnizim me çmim më të lirë të energjisë elektrike. Ministri Bekteshi tha se të gjitha kapacitetet prodhuese të shtetit për energji elektrike do të jenë në gatishmëri dhe se si rrjedhojë vendi nuk pritet të ketë probleme me energjinë elektrike. /SHENJA/