` . (VIDEO) Bekteshi: Janë shfrytëzuar 43.000 vauçerë për turizmin vendor - TV SHENJA

(VIDEO) Bekteshi: Janë shfrytëzuar 43.000 vauçerë për turizmin vendor

Nëse është e nevojshme do të ketë edhe paketë të pestë dhe të gjashtë të masave ekonomike për ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Sa i përket masës së tretw ekonomike që ka të bëjë me vaucherat për turizëm, ai njoftoi se janë shfrytëzuar 43.000 vauchera për turizmin vendor. Ndërkaq, rikujtoi se ata se janë në dispozicion edhe një muaj që kjo masë të shfrytëzohet nga qytetarët.

Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë

“Për momentin ne jemi të kënaqur për realizimin e masës duke marë parasysh që edhe në kohë krize kemi rritje të turistëve vendor. Nëse e krahasojmë me vitin 2019, pra në muajin gusht kemi një rritje prej 8.9% dhe në muajin shtator kemi një rritje prej plot 33.7%”.

Ndërkaq, i pyetur për keqpërdorimin e  këtyre vaucherëve dhe shitjen e tyre nëpër rrjetet sociale, Bekteshi tha se inspektorati i tregut i bënë kontrollet vazhdimisht në teren.

Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë

“Sa i përket keqpërdorimit të mundshëm të vaucherëve apo kuponave turistike, ministria e ekonomisë në bazë ditore ka gjithë listën e kuponave të cilat janë në shfrytëzim e sipër, e dërgon deri tek inspektorati i tregut, të cilët me siguri që bëjnë kontrolle në teren. Por, njëkohësisht edhe në dekretin me fuqi ligjore është paraparë që i  njejti person i cili e përfiton vaucherin, duke dorëzuar edhe dokumentacionet e tyre në momentin kur i shfrytëzon ato, pra duhet që pikërisht të jetë ai prezent dhe në atë mënyrë inspektorati i tregut i bënë edhe kontrollet”.

Ministri tregoi se sot kanë filluar me realizimin e pesë masave nga pakoja e katërt, të cilat janë përkrahje e drejtpërdrejtë për punonjësit turistikë dhe hotelierikë. Për realizimin e të gjitha pesë masave, shtoi ai, Ministria e Ekonomisë me rebalancin e Buxhetit ka siguruar mjete me vlerë prej 459,65 milionë denarë, respektivisht 7,5 milionë euro. Afati për aplikim për këto pesë masa është 27 nëntor.

Emine Ismaili /SHENJA/